Pyetjet e zakonshme
Klubi Kredo
-
Çfarë është Klubi Kredo?
Klubi Kredo është një mundësi më shumë për klientët tanë sepse kushdo që do të bëhet pjesë e këtij klubi do të ketë një trajtim financiar ndryshe nga klientët e tjerë, duke përfituar oferta fantastike, ulje të vazhdueshme në produktet dhe shërbimet tona për ta bëre kështu eksperiencën në Kredo.al unike.
-
Kush mund të bëhet pjesë e Klubit Kredo?
Pjesë e Klubit Kredo mund të bëhet kushdo që merr një kredi, klient i ri apo ekzistues.
-
Si mund të bëhemi pjesë e Klubit Kredo?
Për t'u bëre pjesë e Klubit Kredo plotësohet vetëm një Marrëveshje Anëtarësimi, e cila bashkëngjitet me kontratën. Anëtar mund të bëhesh gjatë aplikimit për kredi. Gjatë kryerjes së çdo veprimi në dege dhe në çdo moment gjatë jetëgjatësisë së kredisë. Anëtarësimi është mujor dhe kushton 500 LEKË/ Muaj përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.
-
Çfarë përfitimesh kam nga pjesëmarrja në këtë Klub?
- 100% ulje në Komisionin për kryerjen e pagesave në degë gjatë periudhës aktive të anëtarësimit.
- 100% ulje në Komisionin për Kërkesa të tjera dokumentacioni nga Klientët.
- Ulje në tarifën e Shtyrjes së Pagesës.
Tarifa e shtyrjes së këstit për jo-Anëtarët: Kredi me një këst = 16% , Kredi me disa këste =35%
Tarifa e shtyrjes së këstit për Anëtarët: Kredi me një këst =14% , Kredi me disa këste =29%
Ulja e përfituar: Kredi me një këst – 12.5 % , Kredi me disa këste – 17.1% - Mundësia për faljen e detyrimeve në rast ndërrimi jete
-
Nëse nuk dëshiroj të jem më pjesë e këtij Klubi, si duhet të veproj?
Në rast se dëshironi largimin nga Klubi, atëherë duhet të paraqisni një kërkesë pranë degës. Që nga ai moment, ju si klient përfitoni tarifat e rregullta pa zbritje në kredinë tuaj, tashmë jo si anëtar i Klubit.
-
Si kryhet pagesa për pjesëmarrjen në këtë Klub?
Anëtarësimi kushton 500LEK/ çdo muaj të jetëgjatësisë së Kredisë. Komisioni i Anëtarësimit paguhet në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes ose 30 ditë nga data e nënshkrimit të marrëveshjes. Që nga momenti që jeni bërë anëtar i Klubit Kredo, ju përfitoni menjëherë uljet përkatëse në shtyrjen e këstit, si në kredinë SPL ashtu edhe në kredinë INST/BINS.
-
Nëse e mbyll përkohësisht anëtarësimin, a mund të ri anëtarësohem përsëri?
Sigurisht mund të ri anëtarësoheni në çdo kohë duke kryer dhe një herë procesin e firmosjes së kontratës dhe duke paguar çdo detyrim në qoftë se keni detyrime të mbartura.
-
Po në të ardhmen a do të ketë përfitimetë tjera, nga të cilat unë si anëtar mund të përfitoj?
Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë për t'ju shërbyer sa më mirë klientëve të Kredos, të cilët dëshirojnë trajtim ndryshe. Sigurisht që do të jemi gjithmonë në zhvillim, për t'ju ofruar sa më shumë përfitime për të cilat do të lajmëroheni në çdo moment.
-
A mund të aplikoj nëpërmjet faqes së internetit për tu bërë pjesë e Klubit Kredo?
Jo , për tu bërë pjesë e Klubit Kredo duhet të paraqitesh patjetër fizikisht në degë për të firmosur Kontratën e anëtarësimit.
-
A përfitoj të njëjtat përfitime në qoftë se paguaj komisionin e anëtarësimit vetëm në muajin e fundit të kredisë, njësoj si një klient që e ka paguar anëtarësimin përgjatë gjithë kredisë?
Po ju do të keni të njëjtat përfitime si çdo anëtar tjetër i Klubit Kredo.
-
A mund të bëhem pjesë e Klubit Kredo në rast se kam një kredi te Ri-kredituar/Ristrukturuar?
Një kredi e Ri-kredituar do të konsiderohet si një kredi me këste dhe Po, mund të bëhesh anëtar I Klubit Kredo, por në qoftë se keni një kredi të Ristrukturuar atëherë nuk mund të bëheni pjesë e Klubit Kredo.
-
A mund të kryej parapagesë të gjithë vlerën e komisionit të anëtarësimit që në muajin e parë të kredisë?
Po, mund të kryesh parapagesë të gjithë komisionin e anëtarësimit , por në rast se gjatë kësaj kredie vendosni të kryeni mbyllje të parakohshme, ky komision për muajt që nuk e keni mbajtur kredinë nuk do t'ju kthehet.
-
Partnerët e Klubit Kredo
Bëhu anëtarë i Klubit Kredo dhe përfito ulje nga partnerët tanë në të gjithë Shqipërinë.
Nr Emri i Biznesit Adresa Qyteti Linku i Instagram 1 Shtepiza e Fotos Lagja Nr.1, Rruga "Shebenikut" Librazhd 5% www.instagram.com/makinameqeramurati 2 Ard Phone Service Lagja Nr.1, Rruga "Shebenikut" Librazhd 5% www.instagram.com/ard.phone.service 3 Makina me Qera Lala Lagja Nr.2, "Rruga e Dibres" Librazhd 5% www.instagram.com/auto.rent.lala 4 Makina me Qera Murati Rruga "Bajram Curri" ,Pallati 4/32 Tirane 5% www.instagram.com/makinameqeramurati 5 Mobileri "Prizma Group" Fshati Prush, Rruga "Prush" Tirane 5% 6 Marios Painting Garage Lagja "Loni Dhamo", Rruga "Ferit Vokopola" Lushnje 10% www.instagram.com/marios.painting.garage 7 Niti Makina me Qera Lagja "Loni Dhamo", Rruga "Harrun Sefa" Lushnje 10% www.instagram.com/makina.me.qera.niti 8 JS Perfume Lagja "Loni Dhamo", Bulevardi Palmave Lushnje 5% www.instagram.com/parfume_per_ty 9 Farmaci Mirela Lagja "Clirimi", Pallati Nr. 3 Berat 5% www.instagram.com/farmacimirela 10 Best Shop Olsi Lagja Nr.1, Rruga "Shebenikut" Librazhd 5% www.instagram.com/best_shop_olsi_ 11 Grand Shop Shpetimi Lagja Nr.2, "Rruga e Dibres" Librazhd 5% www.instagram.com/grand__shop__shpetimi 12 Fiziotech Lagja Nr.7, Rruga "Vasil Mici" Durres 25% www.instagram.com/fiziotech_durres 13 Ottica Italiana Lagja Nr.3, Rruga "Demokracia" Babrru, Tirane 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al 14 Ottica Italiana Rruga "Ali Efendi" Shijak 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al 15 Ottica Italiana Qender Belsh 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al 16 Ottica Italiana Rruga "Stacioni i Trenit" Rrogozhine 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al 17 Ottica Italiana Lagja Nr.1, Nd. 13 Cerrik 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al 18 AAG Publicity Rruga "Jordan Misja", Komplesi Gener 2 Tirane 20% www.instagram.com/aagpublicity/ 19 Parukeri Ida Rruga "Sitki Cico" , Pallati Nr. 27 , Kati i pare Tirane 10% www.instagram.com/sallonida/ 20 Guesthouse Kadiu Lagjia Mangalem Berat 15% www.instagram.com/bujtina_alvaro_kadiu/ 21 Crystal Team Lagjia 30 Vjetori,Rr "Tregu Industrial" Berat 20% www.instagram.com/crystal_team.1/ 22 Rasim Rama SHPK Lagja "Zona Industriale" Kukes 5% www.instagram.com/rasim_rama.shpk/ 23 Auto Servis Dealbi Lagja "Zona Industriale" Kukes 10% www.instagram.com/autoservis_dealbi/ 24 Laci Kompani Rruga "Kukesi i Vjeter" Kukes 5% Vetem tek perpunimi i Mermerit 25 DUA- Tourist Lagja "Shtiqen" Kukes www.instagram.com/duatouristal/ 26 Handmade Ana Fier Fier 20% www.instagram.com/_handmade_ana/ 27 Teoren Ne disa qytete te Shqiperise Tirane 10% www.instagram.com/teoren_shpk/
Rreth kredive tuaja
-
Si mund të aplikoj për një kredi?
Ju mund të aplikoni online në faqen tonë të internetit www.kredo.al, në një nga degët tona, në çdo pikë unionnet-western union ose easypay, me një dokument identifikimi dhe telefonin tuaj.
Aplikimi online
Ju mund të aplikoni në faqen zyrtare të Kredo.al, sapo të përzgjidhni shumën dhe afatin që ju intereson tek Përllogaritësi i pozicionuar në faqen e parë.
Kur aplikoni online, ju krijoni një profil në faqen tonë që ju lejon të informoheni mbi gjëndjen e kredisë tuaj.
Pasi ju të rregjistroni të dhënat tuaja, do të krijohet një profil personal, të cilin mund ta aksesoni më pas çdo herë që do të jeni në faqe. Gjithashtu, do të keni mundësi për t'u njohur me informacion mbi ecurinë e procesit të kërkesës për kredi si dhe me informacionin mbi kredinë aktive nëse lidhet një Marrëveshje Huaje mes nesh.
Kredo.al, ofron mundësinë e kredidhënies tërësisht online pa prezencë fizike në degët tona për të gjithë individët që zotërojnë një llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ose dëshirojnë të tërheqin kredinë e tyre në një nga pikat e Western Union ose EasyPay.
Për aplikimin online ju duhet të ngarkoni vetëm dokumentin e identifikimit dhe sistemi ynë do t’ju udhëheqë hap pas hapi në verifikimin dhe konfirmimet që nevojiten deri në aprovim të kredisë tuaj e cila përfshin dhe një telefonatë me njësinë tonë të Kujdesit të Klientit.
Klikoni në këtë video për të mësuar më tepër mbi këtë proces: Video
Gjatë këtij proçesi ju duhet të keni me vete ID tuaj originale (jo fotokopje) dhe numrin tuaj të telefonit.
Aplikimet online jashtë orarit zyrtar do të proçesohen ditën e nesërme, përgjatë orarit zyrtar të shërbimit ndaj klientit.
Aplikimi në degë
Ju gjithashtu mund të aplikoni për kredi pranë çdo dege të Kredo.al, hapur në shërbim te klientit nga e Hëna në të Shtunë nga ora 8:00 deri në orën 20:30 në degë të zgjedhura. Gjeni në faqen tonë adresën më të afërt me ju.
Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni në një nga pikat tona me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.
Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi).
Në çdo rast kur ju nevojitet ndihma jonë në këtë proces, rezervoni një telefonatë me Kujdesin tonë të Klientit duke vendosur numrin tuaj të telefonit në hapësirën e rezervuar për ju në pjesën e poshtme të faqes, telefononi ne 044 500 600, dërgoni një email tek [email protected] ose bisedoni online me njërin nga specialistët e Kujdesit ndaj Klientit, në dispozicion për ju, nga e Hëna në të Shtunë, 08:00 - 20:30 në degë të zgjedhura.
Aplikimi në pikat Unionnet-Western Union
ECFA në partneritet me Western Union ju ofron mundësi Aplikimi në çdo pikë Unionnet-Western Union.
Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.
Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi).
800 pika ne dispozicionin tuaj!
Aplikimi në pikat EasyPay
ECFA në partneritet me EasyPay ju ofron mundësi Aplikimi në çdo pikë EasyPay.
Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.
Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi).
500 pika ne dispozicionin tuaj!
-
Çfare dokumentacioni kërkohet për të marrë një kredi personale?
I vetmi dokument që duhet të keni me vete sa herë paraqiteni pranë degëve të Kredo.al është Karta e Identitetit ose Pashaporta. Në çdo rast kur ku keni ndryshuar mbiemrin pas një ndryshimi të statusit civil tuaj (martuar apo divorcuar), do të duhet të paraqisni pranë nesh dhe çertifikatën përkatëse për ketë ndryshim mbiemri, të cilën mund ta gjeneroni nga e-albania.
Gjithashtu ju duhet të keni me vete dhe telefonin tuaj me të cilin shkëmbehen disa sms konfirmimi gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës dhe disbursimit të kredisë.
Me pas ne do t’ju udhëzojmë nëse do të nevojitet ndonjë dokument tjetër shtesë, siꞔ mund të jenë rastet kur të dhënat e prezantuara nga ju nuk janë të mundura të verifikohen.
-
Çfarë është Klauzola e Pëlqimit Paraprak dhe përse shërben?
Për t’ju shërbyer më shpejt dhe për të minimizuar dokumentacionin që ju duhet të përgatisni për një aplikim kredie, ju nërpërmjet firmosjes së Klauzolës së Pelqimit Paraprak, na autorizoni ne për të tërhequr nga sistemi i Bankës së Shqipërisë një historik të kredive apo financimeve tuaja nga institucione të ndryshme dhe të dhëna të tjera bazë nga institucione të tjera, që shërbejnë për të vlerësuar qëndrueshmërinë e të ardhurave tuaja.
Permbajtja e kesaj forme ku ju jepni pelqimin tuaj paraprak eshte e aprovuar sipas Rregullore 72/2020 “Për funksionimin e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë".
-
Cilat jane kushtet per te perfituar nje kredi?
Për të marrë një kredi pranë Kredo.al kushtet paraprake që duhet të plotësoni janë:
20-70 vjeç kredia me një këst dhe 23-70 vjeç kredia me disa kësteJeni një qytetar ShqiptarKeni një Pashaportë ose Kartë Identiteti të vlefshmeNuk keni histori kreditimi të keqeKredo.al ka ngritur struktura dhe sisteme të brendshme për të vlerësuar kapacitetin tuaj për kredimarrje dhe aftësine dhe cilësinë tuaj ripaguese. Në bazë të kësaj strukture do të merret një vendim për të refuzuar ose aprovuar kërkesën tuaj për kredi.
Stafi në dispozicion të shërbimit të klientit në ꞔdo degë të Kredo.al, do të mund të japë informacionin mbi statusin e kërkesës suaj në ꞔdo moment.
Çdo refuzim i kërkesës suaj do të komunikohet me arsyet përkatëse në prezencen tuaj në degë, me sms në telefonin tuaj ose me email nëse ju keni dhënë një adresë emaili në kontaktet tuaja.
Ne rastin kur keni aplikuar online, Ju do të njoftoheni gjithashtu me një telefonatë në momentin e aprovimit të kërkesës tuaj, ku do të komunikohen dhe dokumentacioni që duhet të keni me vete kur të paraqiteni në degë për marrjen e kredisë dhe firmosjen e marrëveshjes përkatëse.
-
Ku dhe si kryhet procesi i lëvrimit të kredisë?
Lëvrimi i kredisë do të kryhet sipas zgjedhjes suaj:
- Tërheqje kesh pranë degës ku keni firmosur marrëveshjen, për të cilën do t'ju komunikohet nga Shërbimi i Klientit dhe tarifa e këtij shërbimi
- Me transfertë në llogarinë tuaj rrjedhëse, për të cilën ju duhet të jepni informacionin e saktë mbi bankën dhe numrin IBAN identifikues të kësaj llogarie bankare. Në këtë rast Kredo.al merr përsipër tarifën e transfertës bankare.
- Nëpërmjet të gjitha pikave Unionnet-Western Union në Shqipëri
- Nëpërmjet të gjitha pikave EasyPay në Shqipëri
-
A mund të aplikojnë shtetasit e huaj rezident në Shqipëri?
Aplikimi për kredi mund të bëhet vetëm nga një shtetas Shqiptar me moshë 20 - 70 vjeç për kredinë me një këst, 23 - 70 vjeç për kredinë me disa këste dhe 23 - 70 vjeç për kredinë e biznesit, i/e cila duhet të jetë i/e punësuar ose pensionist. Pra, nëse nuk keni një shtetësi Shqipetar nuk mund të financoheni nga Kredo.al.
-
Çfarë produktesh ofron Kredo.al dhe sa janë shumat që ofron secili produkt?
Ne ofrojmë tre produkte:
- Kredi konsumatore per individe, me disa këste me vlerë nga 4,000 lekë deri në 200,000 lekë e cila rritet në mënyrë progresive për çdo kredi të përsëritur. Afati për të shlyer këtë kredi është 3,6.9.12.18, 24, 36 dhe 48 muaj.
- Kredi konsumatore per individe, me një këst me vlerë nga 4,000 lekë deri në 80,000 lekë e cila rritet në mënyrë progresive për çdo kredi të përsëritur. Afati për të shlyer këtë kredi është 30 ditë.
- Kredi biznesi me disa këste me vlerë nga 4,000 lekë deri në 500,000 lekë e cila rritet në mënyrë progresive për çdo kredi të përsëritur. Afati për të shlyer këtë kredi është 3,6.9.12.18, 24, 36 dhe 48 muaj.
Kredia e parë me një këst falas ofrohet për të gjithë klientët e rinj. Shuma maksimale që ofrohet është deri në 80,000 lekë.
Kredo.al jep këtë ofertë me kushtin që data e pagesës të respektohet dhe në rast të kundërt oferta anullohet duke ngarkuar tarifat përkatëse si një kredi normale bazuar në www.kredo.al/faqet/tarifat . Lexoni më tepër mbi Kushtet e Ofertes sonë në www.kredo.al/faqet/oferta
Ne ofrojmë një limit të personalizuar për çdo klient, i cili përcaktohet në varësi të karakteristikave të klientit dhe historisë së tij të kreditimit në Kredo.al dhe në rregjistrin kombëtar të kredive. Vlera e kredisë që ju mund të merrni rritet në mënyrë progresive, në bazë të përdorimit të limitit të aprovuar dhe rregullsisë që ju tregoni me pagesat e kredisë.
-
Cilat janë komisionet që aplikohen nga Kredo.al për kredinë e marrë?
Normat për çdo komision dhe interes mbi kredinë paraqiten të detajuara në www.kredo.al/tarifat , por më poshtë gjeni më tepër shpjegim për këto:
- Norma e Interesit %
Norma e Interesit aplikohet vetëm për kredi me disa këste. Norma paraqitet në % mujore dhe llogaritet mbi principalin e mbetur të kredisë për ditët që mbahet kredia. Pra në rastin e mbylljeve parakohe paguhet vetëm për aq ditë sa është mbajtur kredia. - Komisioni i angazhimit
Ky komision përfaqëson koston e shërbimit për kredinë e ofruar dhe për fondet e angazhuara nga Kredo për ju, e përllogaritur si një përqindje mbi vlerën e kredisë së lëvruar (tërhequr), tarifë që vendoset sipas llojit të produktit dhe afatit të kredisë së përzgjedhur (mësoni më tepër në sesionin e Tarifave). Komisioni i angazhimit për kredinë / fondet e lëvruara mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni të angazhimit paguhet e plotë. - Komisioni i Administrimit
Ky komision përfaqëson koston e mirëmbajtjes së kredisë dhe komunikimit për kredinë dhe paraqitet në seksionin e tarifave si një % që aplikohet për çdo muaj mbi vleren e kredise se levruar. Tarifa varion ne bazë të afatit të kredisë së lëvruar. Ne rastin e shtesave mbi nje kredi ekzistuse, tarifa ndryshon ne bazë të afatit te mbetur të kredisë deri në maturim. Në rastin e mbylljeve parakohe paguhet vetëm për aq ditë sa është mbajtur kredia.
Komisione të tjera që aplikohen por nuk janë të detyrueshme dhe aplikohen vetëm si pasojë e një veprimi apo zgjedhje të klientit janë:
- Komision për Levrim Kredie me para në dorë
Ky komision përfaqëson koston e mirëmbajtjes dhe sigurisë së kesh që ju ofrohet. Ju mund të zgjidhni që kredia juaj të lëvrohet me transfertë bankare në llogarinë tuaj, dhe për këtë ju nuk e paguani këtë komision.
Por në rast se ju zgjidhni të merrni kredinë tuaj në kesh (para në dorë) në degët tona, Western Union ose EasyPay, atëherë ju ngarkohet ky komision. Në seksionin Tarifat mund të gjeni % që aplikohet mbi vlerën e kredisë kesh të lëvruar.
Ky komision mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni paguhet e plotë. - Komision ristrukturimi
Ky komision aplikohet vetëm kur klienti kërkon një ristrukturim të kredisë së tij. Ristrukturim i kredisë ndodh kur klienti ka vështirësi në pagesat e kësteve të tij dhe kërkon që të ulë vlerën e këstit duke zgjatur afatin e kredisë aktive. Ristrukturimi i kredisë lehtëson klientin në pagesa por nuk rregullon statusin e kredisë së tij të raportuar në Rregjistrin Kombëtar të kredive (ky status përmisohet vetëm nëse për 9 këste rresht, klienti paguan pa vonesa sipas grafikut të ri). - Tarifë e Letrës Njoftuese
Kjo është një tarifë që paguhet nga të gjithë klientët në vonesë kur ne dërgojmë një Letër Njoftuese në adresën që ata kanë dekluar gjatë aplikimit për kredi për ti sensibilizuar mbi vonesat dhe pasojat e këtyre vonesave pasi nuk kemi gjetur një bashkëpunim të tyre nga komunikimet me sms apo telefonata. Vlera e saj përcaktohet në seksionin e tarifave dhe është një detyrim që duhet paguar së bashku me detyrimet e tjera të kredisë. Ne dërgojmë 1 Letër Njoftuese gjatë jetës së kredisë dhe gjithmonë kjo letër dërgohet pasi klienti telefonohet një ditë përpara dhe nuk arrihet marrëveshje pagese me të. - Komision për Shlyerje Totale të Kredisë përpara afatit
Ky komision aplikohet sipas seksionit të tarifave, në rastet kur klienti kërkon të mbyllë kredinë e tij përpara afatit të rënë dakort në marrëveshjen e huasë dhe përllogaritet mbi principalin (kryegjënë) e mbetur të kredisë që po mbyllet para kohe.
- Norma e Interesit %
-
Nëse kam marrë një kredi pranë jush, a mund të marr një kredi të dytë?
Kredo.al aprovon për ju që në fillim një linjë kredie të cilën ju mund ta shrytëzoni në çdo moment duke e tërhequr atë njëherësh të plotë ose pjesë pjesë. Këtë linjë të aprovuar ju mund ta paguani dhe tërhiqni përsëri sa herë ju nevojitet.
Në çdo rast kur ju dëshironi të rrisni vlerën e Linjës së Kredisë tuaj për të tërhequr ju duhet te shlyeni kredine aktive dhe të ri-aplikoni për linjën tjetër të kredisë e cila rritet sa herë që ju shlyeni kredinë në mënyre korrekte.
Kredo.al mund të aprovojë vetëm një limit kredie për ju, dhe nuk aplikon dhënien e linjave paralele.
Kujdes: Në Kredo nuk është e mundur të keni më shumë se 1 kredi në të njëjtën kohë. Në momentin që keni shlyer kredinë tuaj, keni mundësi për të ri-aplikuar për një kredi tjetër. Aprovimi i çdo kredie varet nga historiku juaj i kreditimit, si në ECFA por edhe në bankat e tjera.
-
Çfarë ndodh nëse unë marr më pak kredi se limiti i aprovuar?
Në rast se nuk e keni tërhequr limitin e plotë, ju keni mundësi për të aplikuar disa herë për shtesë kredie deri në limitin maksimal që ju ofrohet, e cila shfaqet në marreveshjen e huasë që keni firmosur nën zërin “Limiti i Aprovuar”.
Nëse keni shfrytëzuar limitin e plotë të lejuar për ju, atëherë ju duhet që të vijoni rregullisht me pagesat apo shtyrjet tuaja, dhe nëse do t’ju aprovohet një limit më i lartë, do të njoftoheni automatikisht me SMS apo telefonatë.
-
Çfarë përmban Profili im online - hapësira e klientit?
Ju mund të aksesoni hapsirën tuaj me të dhënat që janë dërguar me SMS dhe me email në momentin e krijimit të profilit tuaj. Llogaria/Profili online krijohet për çdo klient që aplikon për kredi në Kredo.al. Aksesi, mundësohet me linkun:
Në këtë profil, ju mund të kryeni disa veprime pa pasur nevojë që të paraqiteni pranë degëve tona si:
- Kontrata juaj për kredinë e marrë pranë këtij institucioni
- Ju lutemi të mos e humbni ose dëmtoni kontratën fizike, pasi mund t’i referoheni asaj në çdo moment, për çdo paqartësi që mund të keni. Nëse ju nevojitet një kopje e kontratës, ju mund ta kërkoni atë në çdo degë të Kredo.al, kundrejt një pagese prej 2,000 lekë.
- Rishikim i dokumentave me të cilat jeni pajisur gjatë marrjes së një kredie në Kredo.al
- Rishikim i balancës së kredisë tuaj
- Aplikim për shtesë kredie nëse keni kredi të hapur me ne
- Aplikim për kredi te re
Për më tepër informacion ju lutem aksesoni këtë video e cila ju jep udhezime të detajuara si të veproni per ta aksesuar profilin tuaj online: Video
- Kontrata juaj për kredinë e marrë pranë këtij institucioni
-
Cila është arsyeja e refuzimit të aplikimit tim?
Aplikimi juaj për kredi mund të refuzohet për arsyet e mëposhtme:
- Historiku juaj i kreditimit në institucione të tjera financiare në Republikën e Shqipërisë nuk është korrekt sipas standarteve tona të brëndshme.
- Jeni nën moshën 20 vjeç ose mbi 70 vjeç për kredinë me një këst.
- Jeni nën moshën 23 vjeç ose mbi 70 vjeç për kredinë me disa këste.
- Jeni nën moshën 23 vjeç ose mbi 70 vjeç për kredinë e biznesit.
- Nuk keni të ardhura të qëndrueshme mujore.
- Nuk keni ofruar informacion të mjaftueshëm për identifikimin tuaj.
- Nuk keni shtetësi Shqipëtare
- Nuk keni qenë korrekt me pagesat e kredive të mëparshme në Kredo.al
- Jeni person i ekspozuar politikisht
- Per produktin e biznesit, ju keni nje status pasiv te biznesit tuaj ose nuk siguroni dokumentat e nevojshëm.
Nëse kredia juaj refuzohet, ju mund të aplikoni përsëri mbas 30 ditësh
Pagesat
-
Ku dhe si mund të paguaj kredinë time?
Pasi keni marrë kredinë ju duhet të bëni pagesën e këstit por nuk keni kohë të shkoni në degë! Mos u frikësoni, si një kompani fintech Kredo.al ka adaptuar të gjitha mundësitë e teknologjisë së fundit dhe ka shtuar opsione pa fund që ju të jeni të qetë dhe komod në çdo moment.
Si mund të paguaj këstet e mia?
Paguaj në degë
Vizitoni njërën nga degët tona për të kryer pagesën e këstit të kredisë. Gjeni degën më të afërt tek www.kredo.al/deget
Paguaj në Bankë
Në një prej llogarive tona bankare vlerën e komisionit përkatës për këtë shtyrje duke vendosur detajet e pagesës (numër kontrate dhe përshkrim që pagesa po kryhet për shtyrje datë pagese).
*KUJDES KOMPANIA KREDO FINANCE TASHMË ËSHTË ECFA SHPK. PRANDAJ JU LUTEMI QË TRANSFERTËN TA KËRKONI PËR ECFA SHPK në llogaritë e mëposhtme:
- Raiffeisen Bank IBAN: AL13202111300000000021326338
- Credins Bank lBAN: AL40 2121 1212 0000 0000 0100 2347
- BKT lBAN: AL37 2051 1227 0033 69 CLPRCLALLA
- Intesa San Paolo IBAN: AL13208110080000020954735301
- Union Bank: AL49214111820198578156720113
- Tirana Bank: AL77206110420000140322914101
- OTP ALBANIA Bank AL30902117974551240020156176
Paguaj në të gjitha pikat Western Union
Në një prej pikave Western Union në të gjithë Shqipërinë
Paguaj në të gjitha pikat EasyPay
Në një prej pikave EasyPay në të gjithë Shqipërinë
-
A mund të parapaguaj kredinë time dhe si mund ta kryej këtë?
Për mbylljen totale të detyrimit tuaj, ju duhet të paraqiteni në një nga degët tona për të plotësuar formularin për mbylljen e parakohshme të kredisë.
Duhet të keni parasysh që mbyllja e parakohshme e kredisë nuk ju shton pikë në sistemin tonë dhe kjo do të thotë që në kreditë e mëpasme ju nuk do të përfitoni një limit më të lartë kredie.
Për çdo mbyllje kredie të parakohshme, aplikohen tarifa në bazë të muajve të mbetur të kredisë, të cilat sqarohen në www.kredo.al/faqet/tarifat
Kredo.al ju këshillon që të mos kryeni pagesa me vlere më të madhe se vlera e këstit qe ju keni detyrim për të paguar, dhe në ꞔdo rast që llogaria juaj në Kredo do të rezultojë me një balancë të tepërt, ne do të kërkojmë që kjo tepricë të tërhiqet nga ju pranë degëve tona, ose do të transferohet në llogarinë tuaj bankare në rast se kemi të dhëna të rregjistruara në sistemin tonë mbi këtë llogari.
Në ꞔdo rast kur ju dëshironi të parapaguani detyrimet e juaja, ju lutem na kontaktoni në degë apo telefon për tu njohur me vlerën e detyrimit që duhet të paguani në mënyrë që mbyllja e detyrimit tuaj të kryhet saktë.
Ju kujtojmë, që ꞔdo mbyllje parakohe apo parapagim i kredisë me shumë këste do të shoqërohet me një komision për tu paguar nga ju, e cila citohet dhe në Marrëveshjen e Huasë dhe është pjesë e informacionit të faqes sonë Tarifat
-
Çfarë ndodh nëse nuk paguhet në kohë kësti i kredisë?
Vonesat
Kredo.al ju këshillon të kryeni brenda datës së përcaktuar në Kontratën e Huasë tuaj pagesën e këstit të kredisë.
Në rast se ju nuk jeni korrekt me datat e pagesave, Kredo.al ngarkon me kamatëvonesa kredimarrësin për çdo ditë vonese. Tarifa e kamatvonesës paraqitet në www.kredo.al/tarifat .
Këto kamatëvonesa rriten çdo ditë por nuk arrijnë asnjëherë më tepër se 30% e vlerës së detyrimit tuaj në vonesë. Përpos kësaj, ju mund të raportoheni si klient me vonesa në regjistrin kombëtar të kredive sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë.
Në çdo rast kur ju vlerësoni që ju duhet të mbani më gjatë vlerën e detyrimit për tu paguar, ju keni një zgjedhje për të mos qënë në vonesë dhe për të mos u penalizuar me tarifë për ditët në vonesë: Shtyni datën e pagesës me 30 ditë, duke paguar një tarifë shtyrje siç tregohet në faqen Tarifat.
Në rastet kur kësti juaj nuk do të paguhet në kohë dhe nuk është kryer procesi i plotë për të shtyrë këtë datë pagese (pagesa e komisionit per shtyrje), ju do të ngarkoheni me nje kamatvonesë që përllogaritet mbi detyrimin total në vonesë që ju keni të prapambetur (tarifvonesa rritet deri sa arrin 30% të detyrimit të papaguar sipas rregullores së Bankës së Shqiperisë), si dhe në bazë të procesit për mbledhjen e kredive në vonesë, ju ngarkoheni me dy komisione prej 1000 lekë në ditët përkatëse dhe me një tarifë prej 1,000 ALL për një Letër Njoftimi zyrtar që ne ju dërgojmë në adresën e deklaruar nga ju. Për më tepër lexoni dhe faqen mbi tarifat tona të publikuar këtu.
-
Nuk kam para të paguaj këstin, çfarë mund të bëj?
Nëse keni marrë një kredi dhe për momentin dëshironi të mbani vlerën e kredisë për ta paguar më vonë, ju mund të shtyni afatin e pagesës duke paguar vetëm një komision të vogël për aplikimin për "Shtyrje të Afatit të Pagesës".
Në këtë mënyrë ju paguani vetëm komisionin për shtyrje të afatit të pagesës për 30 ditë sipas tarifave të përcaktuara në faqen tonë të web: www.kredo.al/faqet/tarifat
Shtyrja shërben si zgjidhje kur ju nuk keni fondet tuaja të disponueshme për të paguar këstin e kredisë.
Me anë të shtyrjes ju mund ta paguani 30 ditë më vonë këstin tuaj, pa akumuluar asnjë kamatëvonesë dhe pa ndikuar negativisht në historikun tuaj të kreditimit pranë nesh apo në Bankën e Shqipërisë. Shtyrja nuk ju ul pikë në sistemin tonë si dhe ju lejon të kualifikoheni në të ardhmen për oferta të ndryshme në kredimarrje. Shtyrja e sposton çdo këst me 30 ditë dhe ju nuk do të duhet të paguani 2 këste në datën e ardhshme.
Si mund të aplikoni për këtë shtyrje?
Duke paguar në një prej degëve tona ose në një prej llogarive tona bankare vlerën e komisionit përkatës për këtë shtyrje duke vendosur detajet e pagesës (numër kontrate dhe përshkrim që pagesa po kryhet për shtyrje datë pagese)
Ju mund të kryeni një shtyrje datë pagese deri në momentin kur data e pagesës nuk ka kaluar në vonesë prej 30 ditësh.
Kur paguani me transfertë bankare, Ju do të njoftoheni me SMS ose email (nëse keni rregjistruar një email në kontaktet e juaja), sapo pagesa juaj të rregjistrohet duke ju cilësuar datën e re të pagesës. Kur paguani në degë, ju do te njoftoheni aty nga stafi yne për këtë informacion.
Sa herë mund të aplikoj për shtyrje të datë pagesës?
Ju mund të shtyni datën e pagesës së kredisë disa herë nëse ju e vlerësoni të përshtatshme, por në ꞔdo rast kur detyrimi juaj nuk paguhet në kohë, limiti juaj i aprovuar i kredisë si dhe ꞔdo benefit tjetër që ju merrni në Kredo pezullohet dhe nuk do të mund të ofrohet më.
Kredo.al mundëson shtyrjen e afatit të Kredisë me një Këst deri në 3 herë, dhe më pas kërkon pagesën e mbetur të detyrimit të kredisë.
Për produktin e kredisë me disa këste, Kredo.al mundëson shtyrjen e datë pagesës së këstit vetëm 1 herë, dhe më pas ju duhet të paguani atë këst, por sapo të paguhet ai këst, ju mund të përdorni 1 herë shtyrje të datë pagesës për këstin tjetër të rradhës. Efektivisht, ju mund ta shtyni çdo këst nga 1 herë.
-
Vonesat dhe penalitetet
Në rast se ju nuk jeni korrekt me datat e pagesave, ECFA ngarkon me kamatëvonesa kredimarrësin për çdo ditë vonese. Tarifa e kamatvonesës paraqitet në kredo.al/tarifat.
Këto kamatëvonesa rriten çdo ditë por nuk arrijnë asnjëherë më tepër se 30% e vlerës së detyrimit tuaj në vonesë. Përpos kësaj, ju mund të raportoheni si klient me vonesa në regjistrin kombëtar të kredive sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë.
Kredo.al mundëson shtyrjen e afatit të pagesës me 30 ditë, kundrejt një tarife në mënyrë që të mos jeni vonë me pagesat dhe të ruani një historik perfekt kreditimi pranë nesh.
-
Llogaritja e këstit
Kësti i një kredie varet nga shuma dhe afati që zgjidhni për të paguar, sipas mundësive tuaja financiare.
Në ECFA, çdo kredi me disa këste, grafikohet që të këtë çdo muaj një vlerë të njëjtë kësti për klientin.
Nëse dëshironi nëpërmjet përllogaritësit tonë të produkteve ju mund të zbuloni saktësisht të gjitha kushtet e aplikimit tuaj si dhe këstin mujor si më poshtë:
Kredia me një këst - Përrllogaritësi Kredia me një këst
Kredia me disa këste - Përllogaritësi Kredia me disa këste
Kredia për Biznes - Përllogaritësi Kredia për Biznes
-
Pagesë e parakohshme e kredisë
Për mbylljen totale të detyrimit tuaj, ju duhet të paraqiteni në një nga degët tona për të plotësuar formularin për mbylljen e parakohshme të kredisë.
Duhet të keni parasysh që mbyllja e parakohshme e kredisë nuk ju shton pikë në sistemin tonë dhe kjo do të thotë që në kreditë e mëpasme ju nuk do të përfitoni një limit më të lartë kredie.
Për çdo mbyllje kredie të parakohshme, aplikohen tarifa në bazë të muajve të mbetur të kredisë, të cilat sqarohen në www.kredo.al/faqet/tarifat
-
Mënyra e pagesës
Ju mund të kryeni pagesat në degët tona, në çdo pikë Unionet - Western Union, EasyPay ose në një nga bankat e lidhura me ne. Më poshtë gjeni të listuara bankat dhe numrat e llogarive:
*KUJDES KOMPANIA KREDO FINANCE TASHMË ËSHTË ECFA SHPK. PRANDAJ JU LUTEMI QË TRANSFERTËN TA KËRKONI PËR ECFA SHPK në llogaritë e mëposhtme:
- Raiffeisen Bank - ECFA SHPK: AL13202111300000000021326338
- Credins Bank - ECFA SHPK: AL40212112120000000001002347
- BKT - ECFA SHPK: AL3720511227003369CLPRCLALLA
- Intesa SanPaolo - ECFA SHPK: AL13208110080000020954735301
- Union Bank - ECFA SHPK: AL49214111820198578156720113
- Tirana Bank - ECFA SHPK: AL77206110420000140322914101
- OTP ALBANIA Bank - ECFA SHPK: AL30902117974551240020156176
Pagesën tuaj mund ta kryej dhe një i afërmi juaj.
-
Tërheqja e parave
Kredinë në Kredo mund ta tërhiqni nëpërmjet llogarisë bankare, Unionet - Western Union, EasyPay ose duhet të paraqiteni fizikisht në një nga degët tona.
Në rastet kur ju dëshironi të tërhiqni kesh kredinë tuaj, pranë degëve tona, pikave Western Union apo EasyPay, atëhere do t’ju ngarkohet një Komisioni Lëvrimi me para në dorë, sipas tarifës së përcaktuar në www.kredo.al/faqet/tarifat
Për kreditë e tjera të marra nga ju, mund të aplikoni online dhe nëse dëshironi ju mund të zgjidhni opsionin që paratë të kalojnë direkt në llogarinë tuaj bankare, duke e evituar komisionin e lëvrimit me para në dorë.
-
Ku mund të marr Informacion mbi detyrimet e kredisë time?
Ju mund ta kontrolloni gjëndjen e kredisë tuaj në çdo kohë në faqen tonë të internetit.
Vlera, afati i shlyerjes dhe limiti i ri (nëse e keni paguar), janë të pasqyruara në hapësirën tuaj.
Të tjera
-
Si përdoren detajet personale që kam shënuar në faqen tuaj të internetit?
Detajet tuaja do të ruhen në mënyrë konfidenciale, bazuar në politikën tonë të privatësisë. Lexo më tepër në linkun mbi këtë politikë.
-
Ku mund të drejtohem nëse më duhet më tepër informacion?
Për më tepër informacion, ose nëse do të keni ankesa apo sugjerime, mos hezitoni të kontaktoni shërbimin e klientit në numrin 044 500 600, në chat-in tonë online që shfaqet si ikonë në të djathtë të faqes sonë, si dhe në adresën e emailit [email protected]. Një staf i specializuar për Kujdesin ndaj Klientit do t'ju kontaktojë me përgjigjen e duhur brenda 24 orëve.
-
Kontakte dhe Adresa
Nëse keni pyetje:
Për çdo pyetje apo paqartësi, ju mund të lidheni me Specialistët e Kujdesit ndaj Klientit në numrin:
044 500 600 - Shërbimi i Klientit në shërbim nga e E Hëna në të Shtunë 8:00 - 20:30, E Diel Pushim.
069 70 37 373 – Whatsapp (vetëm mesazhe, jo thirrje telefonike).
Pikat e Shërbimit të degëve Kredo.al dhe orari
Disa prej degëve tona janë të hapura nga e Hëna në të Shtunë ora 8:00 - 20:30 (E Diel Pushim), por vizitoni linkun për t’u njohur me orarin e një dege specifike që është pranë jush: https://www.kredo.al/deget