Oferta

AFATET DHE KUSHTET PER OFERTEN PROMOCIONALE 0%

 

Aprovuar ne 18 Gusht 2018

 

Permes ofertes promocionale 0%, ECFA Shpk heq dore ne menyre te njeaneshme nga aplikimi i cdo lloj interesi, tarife apo tarifave te aplikueshme ne baze te nje kontrate kredie te lidhur midis Kredo.al dhe nje huamarresi.

 

 

  1. Keto kushte dhe afate te Ofertes e rregullojne kete Oferte, dhe cdo huamarres qe pretendon zbatimin e kesaj oferte pranon tu bindet ketyre kushteve. Nese huamarresi nuk i pranon keto kushte, ose ne nje menyre tjeter pretendon aplikimin e kushteve te tjera te ndryshme nga keto, atehere huamarresi nuk do te perfitoje nga Oferta, dhe kontrata e kredise e lidhur me te do permbaje te njejtat kushte te kredise standarte te lidhur me Kredo.al
  2. Oferta eshte e vlefshme vetem per kredite me nje kest te vetem qe secili huamarres perfton nga Kredo.al, dhe vetem per kredine e pare te dhene nga Kredo.al per kete huamarres, me kusht qe:
    1. klienti te kete aplikuar per kredi permes Web-it tone ne www.kredo.al ose ne nje nga deget tona, dhe vetem nese
    2. kredia me nje kest te vetem eshte shlyer plotesisht nga huamarresi,  pa asnje vonese, brenda afateve te pageses te dakorduara sipas marreveshjes se huase
  3. Nese kredia e pare qe huamarresi merr nga Kredo.al nuk eshte kredi me nje kest, atehere Oferta nuk mund te aplikohet, pavaresisht nese kredia eshte shlyer ne kohe apo jo, dhe Kredo.al do te aplikoje normalisht interes, tarife apo tarifa te aplikueshme sipas tarifave standarte te publikuara ne baze te vleres se kontrates se huase te lidhur me huamarresin. Po ashtu, kjo Oferte nuk do te jete e aplikueshme per secilen kredi qe huamarresi mer nga Kredo.al pas kredise se pare edhe nese kredia e pare ka qene kredi me nje kest te vetem.
  4. Nese kredia e pare qe huamarresi merr nga Kredo.al eshte kredi me nje kest te vetem, por huamarresi nuk arrin te shlyeje kete kredi plotesisht brenda afateve te kontrates, atehere kjo oferte nuk ka efekt, dhe Kredo.al do te aplikoje normalisht interes, tarife apo tarifa te aplikueshme sipas tarifave standarte te publikuara bazuar ne vleren e kontrates se huase te lidhur me huamarresin.
  5. Me qellim aplikimin e kesaj Oferte, huamarresi do te konsiderohet te jete pajtuar me kushtin ne piken 2.2, vetem nese shuma e plote e detyrimit eshte arketuar ne menyre te rregullt nga Kredo.al ne nje nga deget e listuara ne Website, ose kredituar ne nje nga llogarite bankare te Kredo.al te listuara ne Website, perpara se ose daten e pageses sipas kontrates se huase.
  6. Pervec nese parashikohet ndryshe nga Kredo.al, kjo oferte nuk eshte e limituar ne kohe
  7. Ne diskrecionin tone te vetem ne mund te perditesojme, amendojme, zgjasim ose ndryshojme, keto afate dhe kushte ose te nderpresim Oferten, ne cdo moment te kohes.
  8. Cdo amendim i ketyre kushteve, ose nderprerja e kesaj Oferte nuk do te kete efekt per huamarresit te cilet nderkohe kane perfituar apo po perfitojne nga kjo Oferte ne daten e amendimit, ose te nderprerjes, dhe keta huamarres do vazhdojne te perfitojne nga Oferta, ne varesi te kushteve ne fuqi te dites ne te cilen e kane mare kredine sic pershkruhet me siper.
  9. Nje kopje e ketyre afateve dhe kushteve te Ofertes, sic edhe mund te perditesohen, amendohen, te shtyhen ose ndryshohen nga momenti ne moment, me diskrecionin tone te vetem jane te disponueshme permes websitit tone www.kredo.al, asthu si dhe ne cdonjeren nga deget tona dhe/ose partneret tane te autorizuar; nje liste e azhornuar e Degeve mund te gjendet ne Website
  10. Keto kushte plotesojne dhe nuk ndryshojne, zevendesojne ose shfuqizojne kushtet qe rregullojne sherbimet / produktet e kreditimit qe ne ju ofrome, bazuar ne mareveshjen perkatese te huase.