Klubi Kredo

Klubi Kredo

 

Kredo.al ju fton të bëheni pjesë në risinë e saj më të madhe! KLUBI KREDO! 

 

Çfarë është Klubi Kredo? 

Është mundësia FANTASTIKE që ju të ndiheni të privilegjuar në çdo moment të marrëdhënies tuaj me Kredo.al!  

Klubi Kredo është një mundësi e re për të gjithë ata klientë të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga kushte preferenciale dhe shërbime shtesë gjatë marrëdhënies së tyre me Kredo.al. Kjo mundësi është hedhur në treg nga Kredo.al në Shtator 2023 me qëllimin e vetëm për të qenë më pranë dhe për t'i shërbyer më mirë klientëve të saj më të mirë. 

Të gjithë klientët të cilët do të bëhen pjesë e Klubit Kredo do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat fantastike dhe ulje te vazhdueshme në produktet dhe shërbimet tona, duke e bërë kështu eksperiencën tuaj me Kredo.al sa më të lehtë dhe përfituese për ju! 

Lexo më poshtë për të kuptuar në detaje se si do të funksionojë anëtarësimi në Klubin Kredo dhe se cilat do të jenë përfitimet për ty!

 

Anëtarësimi në Klubin Kredo dhe Benefitet Fantastike për Anëtarët e saj 

Kredo.al gjithmonë kujdeset që klientët e saj të marrin shërbimin më të mirë dhe tashmë ka krijuar mundësinë fantastike të anëtarësimit në Klubin Kredo. Ky klub është vendi ku ju mund të merrni përfitime të mahnitshme si anëtar i tij i veçantë. Anëtarësimi në Klubin Kredo ju ofron mundësinë të përjetoni një eksperiencë unike gjatë jetës së kredisë tuaj duke përfituar nga avantazhet e mahnitshme që ofrohen ekskluzivisht për anëtarët tanë të dashur.

 

Përfitimet e Anëtarësimit në Klubin Kredo! 

 

Ulja e përfituar: 100%

1. 100% ulje në Komisionin për kryerjen e pagesave në degë gjatë periudhës aktive të anëtarësimit

Anëtarët e Klubit Kredo përfitojnë nga një zbritje e jashtëzakonshme: 100% ulje në Komisionin për kryerjen e pagesave në degë. Kjo do të thotë se për të gjitha pagesat që ju do të bëni gjatë kohës që ju jeni anëtar i Klubit Kredo, ju nuk do të paguani asnjë komision shtesë mbi këto pagesa.  

Komisioni për pagesat në degë për jo-Anëtarët: 100 Lekë 

Komisioni për pagesat në degë për Anëtarët:      0 Lekë 

 

Ulja e përfituar: 100%

2. 100% ulje në Komisionin për Kërkesa të tjera dokumentacioni nga Klientët

Klubi Kredo vazhdon me ofertat për ju që jeni anëtarë me një risi absolute! 100% ulje në Komisionin për Kërkesa të tjera dokumentacioni nga Klientët. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nëse ju keni nevojë për dokumentacion të veçantë dhe do të paraqiteni në degë pasi ju duhet i firmosur dhe i vulosur, ju nuk do të paguani asnjë tarifë. Ne kemi për qëllim të bëjmë procesin tuaj sa më të lehtë dhe të përshtatshëm për kërkesat tuaja. Ju mund të tërhiqni deri në 10 dokumenta gjatë kohës që jeni Anëtar i Klubit Kredo. 

Komisioni për pagesat në degë për jo-Anëtarët: 2000 Lekë 

Komisioni për pagesat në degë për Anëtarët:      0 Lekë 

 

3. Ulje në tarifën për Shtyrje të Pagesës së këstit të kredisë

Gjatë jetës së kredisë, të gjithëve na ndodh që ndodhemi ngushtë dhe nuk kemi para mjaftueshëm për të paguar këstin e rradhës, si pasojë e shpenzimeve të paparashikuara. Ndaj edhe Kredo vjen me mundësinë për të shtyrë këtë këst në muajin pasardhës dhe duke i dhënë mundësinë anëtarëve të këtij Klubi të shtyjnë pagesën me një super tarifë të zbritur. Për të paguar këstin e radhës Kredo.al ka në shërbimin tuaj mundësinë e Shtyrjes së këstit si për kredinë me një këst ashtu edhe për kredinë me disa këste. Tashmë për të gjithë anëtarët e Klubit Kredo do të ketë ulje të konsiderueshme nga tarifat aktuale të Komisionit të shtyrjes së datës së pagesës.   

Tarifa e shtyrjes së këstit për jo-Anëtarët: Kredi me një këst = 16% Kredi me disa këste =35% 

Tarifa e shtyrjes së këstit për Anëtarët: Kredi me një këst =14% Kredi me disa këste =29% 

Ulja e përfituar: Kredi me një këst – 12.5% Kredi me disa këste – 17.1% 

ULJA MË E MADHE NDONJËHERË PËR KËTË SHËRBIM! – FANTASTIKE!

 

4. Mundësia për faljen e detyrimeve në rast ndërrimi jete

Mundësia e faljes së detyrimeve të kredisë në rast të ndërrimit të jetës. Është e pamundur të parashikojmë se çfarë do të na ndodhë në jetë dhe sidomos në rastin e pasjes së një kredie aktive, ku detyrimi për pagesën e kësaj kredie i kalon trashëgimtarëve tuaj, është e rëndësishme që të kemi një mbrojtje për ta. Prandjaj Kredo.al për të gjithë anëtarët aktiv do të bëjë të mundur faljen e detyrimeve të kredisë në rast të një fatkeqësie të tillë. Ky opsion është i vlefshëm vetëm nëse përfituesi ka kryer në mënyrë të rregullt pagesat e anëtarësimit të paktën për 4 muaj në rastin e kredisë me disa këste. Nëse produkti që ju keni marrë është kredi me një këst, mjafton që ju të keni paguar tarifën e atij muaji të mbajtjes së kredisë.

 

5. Bëhu anëtarë i Klubit Kredo dhe përfito ulje nga partnerët tanë në të gjithë Shqipërinë.

 

Nr Emri i Biznesit Adresa  Qyteti   Linku i Instagram
1 Shtepiza e Fotos Lagja Nr.1, Rruga "Shebenikut" Librazhd 5% www.instagram.com/makinameqeramurati
2 Ard Phone Service Lagja Nr.1, Rruga "Shebenikut" Librazhd 5% www.instagram.com/ard.phone.service
3 Makina me Qera Lala Lagja Nr.2, "Rruga e Dibres" Librazhd 5% www.instagram.com/auto.rent.lala
4 Makina me Qera Murati Rruga "Bajram Curri" ,Pallati 4/32 Tirane 5% www.instagram.com/makinameqeramurati
5 Mobileri "Prizma Group" Fshati Prush, Rruga "Prush" Tirane 5%  
6 Marios Painting Garage Lagja "Loni Dhamo", Rruga "Ferit Vokopola" Lushnje 10% www.instagram.com/marios.painting.garage
7 Niti Makina me Qera  Lagja "Loni Dhamo", Rruga "Harrun Sefa" Lushnje 10% www.instagram.com/makina.me.qera.niti
8 JS Perfume Lagja "Loni Dhamo", Bulevardi Palmave Lushnje 5% www.instagram.com/parfume_per_ty
9 Farmaci Mirela Lagja "Clirimi", Pallati Nr. 3 Berat 5% www.instagram.com/farmacimirela
10 Best Shop Olsi Lagja Nr.1, Rruga "Shebenikut" Librazhd 5% www.instagram.com/best_shop_olsi_
11 Grand Shop Shpetimi Lagja Nr.2, "Rruga e Dibres" Librazhd 5% www.instagram.com/grand__shop__shpetimi
12 Fiziotech  Lagja Nr.7, Rruga "Vasil Mici" Durres 25% www.instagram.com/fiziotech_durres
13 Ottica Italiana Lagja Nr.3, Rruga "Demokracia" Babrru, Tirane 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al
14 Ottica Italiana Rruga "Ali Efendi" Shijak 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al
15 Ottica Italiana Qender Belsh 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al
16 Ottica Italiana Rruga "Stacioni i Trenit" Rrogozhine 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al
17 Ottica Italiana Lagja Nr.1, Nd. 13 Cerrik 20% Syzet Optike, 10% Syzet e Diellit www.instagram.com/ottica_italiana.al
18 AAG Publicity Rruga "Jordan Misja", Komplesi Gener 2  Tirane 20% www.instagram.com/aagpublicity/
19 Parukeri Ida Rruga "Sitki Cico" , Pallati Nr. 27 , Kati i pare Tirane 10% www.instagram.com/sallonida/
20 Guesthouse Kadiu Lagjia Mangalem Berat 15% www.instagram.com/bujtina_alvaro_kadiu/
21 Crystal Team Lagjia 30 Vjetori,Rr "Tregu Industrial" Berat 20% www.instagram.com/crystal_team.1/
22 Rasim Rama SHPK Lagja "Zona Industriale"  Kukes 5% www.instagram.com/rasim_rama.shpk/
23 Auto Servis Dealbi Lagja "Zona Industriale"  Kukes 10% www.instagram.com/autoservis_dealbi/
24 Laci Kompani Rruga "Kukesi i Vjeter" Kukes 5% Vetem tek perpunimi i Mermerit  
25 DUA- Tourist Lagja "Shtiqen" Kukes   www.instagram.com/duatouristal/
26 Handmade Ana Fier Fier 20% www.instagram.com/_handmade_ana/
27 Teoren Ne disa qytete te Shqiperise Tirane 10% www.instagram.com/teoren_shpk/

 

Si të Bëhesh Anëtar i Klubit Kredo?

Bëhu pjesë e Klubit Kredo dhe përfito nga të gjitha avantazhet dhe mundësitë e ofruara për anëtarët tanë. Procesi për tu bërë anëtarë është i thjeshtë dhe i shpejtë.  

Ju tregojmë hapi pas hapi si të bëhesh anëtar i Klubit Kredo: 

Hapi 1: Vizito njërën nga degët tona dhe kërkoni që të bëheni anëtar i Klubit Kredo tek secili prej specialistëve të shërbimit në degë  

Hapi 2: Firmosni kontratën e Anëtarësimit 

Hapi 3: Mirëmbajë anëtarësimin aktiv duke paguar tarifën e anëtarësimit prej 500 Lekë çdo muaj  

Hapi 4: Shijo Përfitimet e Anëtarësisë

 

👉 PYETJET MË TË SHPESHTA NGA KLIENTËT