Karriera

Kredo.al është një institucion mikro-financiar që ofron një sferë të shërbimeve financiare, duke përfshirë dhënien e kredive konsumatore për individët.  Bazuar në përvojën e provuar në industrinë dhe zyrën qendrore në Tiranë, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të konsumatorit për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes për konsumatorin. 

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionet e mëposhtme. 

Kredo.al krijon një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësitë e barabarta të punësimit që ofron.

Çfare Ofrojme?

  • Vlerësim dhe Zhvillim Profesional

Në Kredo.al, ka një strukturë dhe proçes serioz të ndërtuar me profesionalizëm të të vlerësuarit të performancës me pritshmëri dhe indikatorë të matshëm, e cila siguron transparence dhe njëtrajtshmeri të trajtimit për çdo punonjës. Kredo.al merr shume seriozisht dhe investon konsiderueshem ne rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të punonjësve, nëpërmjet trajnimeve, përmirësimeve individuale si profesionale ashtu dhe ndërpersonale.

Nuk ka rendesi se si hyn ne Kredo.al, por eshte e sigurte qe qendrimi dhe rritja ne karriere bazohen vetem ne meritrokaci.

46% e punonjesve ne nivel menaxherial vijne si promovime te punonjesve qe me pare mbanin nje pozicion specialist, rrjedhoje kjo e zhvillimit te tyre profesional ne Kredo.al 

Ne pyetesoret vjetore ku merret vleresimi i punonjesve per Kredo.al, kjo pike ka marre nga 97.3% te punonjesve piket maksimale.

  • Harmoni dhe frymë bashkëpunimi

Ne Kredo.al dallohet lehte qe ne ditet e para te punesimit fryma bashkepunuese ne cdo nivel hierarkie apo cdo njesi dhe departament. Ne Kredo.al nuk ka nenpunes dhe drejtor, por vetem punonjes me cilesi dhe aftesi te ndryshme teknike, eksperte ne fusha te ndryshme qe komunikojne ne nje gjuhe te thjeshte dhe miqesore per te arritur nje qellim te perbashket.

Ne pyetesoret vjetore ku merret vleresimi i punonjesve per Kredo.al, 99.6% e punojesve kane zgjedhur “frymen e bashkëpunimit” dhe “harmoninë mes kolegëve” si dy nga pikat më të forta të Kredo.al.  

  • Paketë konkurruese dhe motivuese Benefitesh

Paketat e motivimit te stafit te ndertuara ne baze te studimeve te tregut dhe me ekspertizen e duhur, sigurojne benefite konkuruese ne treg duke perfshire pervec pages baze, shumellojshmeri benefitesh te tjera si karta shendeti, fond pensioni privat dhe bonuse performance mujore.

Paga bruto minimale në kompani për çdo pozicion është 45,000 ALL dhe çdo vit rishikohet paga bazuar në arritjet e performancës dhe ekspertizes së përvetësuar të punonjësit.

Interns (Praktikantët) paguhen 10,000 ALL bruto në muaj dhe program i Internship zgjat deri ne 3 muaj.

Skema e bonusit mujor aplikohet per disa indikatore performance secila me peshen e saj sipas rendesise qe ne total mund te arrijne nje kompensim mujor deri ne 1/3 e pages. 

 

Pozicione Vakante

Business Analyst

Debt Collection Specialist

Customer Care Specialist

 

Nëse keni pyetje apo po dërgoni CV tuaj jo në lidhje me pozicion vakant aktual ju lutem na kontaktoni në adresën: [email protected]

 

Ju njoftojmë se me dërgimin në këtë adresë të çdo informacioni apo dokumenti të lidhur aplikimin tuaj për të punuar pranë ECFA Shpk., ju mund të na keni dërguar të dhëna personale për qëllimin të vlerësimit të aplikimit tuaj. Nëse në përgjigje të këtij emaili nuk na njoftoni se nuk jeni dakord, ne do të mbledhim dhe do të përpunojmë të dhënat e tuaja personale për qëllimin të vlerësimit të aplikimit tuaj për punësim ECFA Shpk., në përputhje me legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe me rregullat tona të privatësisë në kuadër të punësimit, publikuar në faqen e internetit www.kredo.al