Rreth kredive tuaja

Çfarë përmban Profili im online - hapësira e klientit?

Ju mund të aksesoni hapsirën tuaj me të dhënat që janë dërguar me SMS dhe me email në momentin e krijimit të profilit tuaj. Llogaria/Profili online krijohet për çdo klient që aplikon për kredi në Kredo.al. Aksesi, mundësohet me linkun:    

www.kredo.al/identifiko

 

Në këtë profil, ju mund të kryeni disa veprime pa pasur nevojë që të paraqiteni pranë degëve tona si:  

  • Kontrata juaj për kredinë e marrë pranë këtij institucioni
    • Ju lutemi të mos e humbni ose dëmtoni kontratën fizike, pasi mund t’i referoheni asaj në çdo moment, për çdo paqartësi që mund të keni. Nëse ju nevojitet një kopje e kontratës, ju mund ta kërkoni atë në çdo degë të Kredo.al, kundrejt një pagese prej 2,000 lekë.   
  • Rishikim i dokumentave me të cilat jeni pajisur gjatë marrjes së një kredie në Kredo.al   
  • Rishikim i balancës së kredisë tuaj  
  • Aplikim për shtesë kredie nëse keni kredi të hapur me ne  
  • Aplikim për kredi te re  

 

Për më tepër informacion ju lutem aksesoni këtë video e cila ju jep udhezime të detajuara si të veproni per ta aksesuar profilin tuaj online: Video