Blog | Kredoversity

Zhvilloje biznesin tënd, pavarësisht nga ajo që po ndodh!

 

Biznesi i vogël është një nga sektorët që po vuan më shumë pasojat e masave të forta parandaluese të autoriteteve shtetërore për shkak të Coronavirus-it. Shumë prej biznesve të vogla tashmë janë mbyllur, disa prej tyre kanë pezulluar aktivitetin, dhe shumë të tjera punojnë me orare të kufizuara. Për të gjithë pronarët e biznesit të vogël në Shqipëri, ne duam të ndajmë një këshillë miqësore me ju: Mos u dorëzoni dhe mos e humbni kohën kot, gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi. Ju i keni të gjitha mundësitë për ta zhvilluar biznesin tuaj, pavarësisht pezullimit të përkohshëm të tij. Ju mund ta bëni këtë nga shtëpia, duke shfrytëzuar kohën, sepse ashtu siç populli thotë: Koha është flori. Shfrytëzojeni kohën miq dhe ndiqni këshillat e mëposhtme për rimëkëmbjen e biznesit tuaj.

  1. Navigo në internet 

    Ju mund ta shfrytëzoni plotësisht kohën tuaj të qëndrimit në shtëpi, duke marrë informacion në internet, se si bizneset e vogla në vende të ndryshme të botës, të ngjashme me fushën ku ju operoni, kanë pësuar rrritje dhe janë zhvilluar. Nëse e bëni këtë, ne jemi të sigurtë se mund të gjeni informacionin e duhur, idetë e duhura dhe planin e duhur për një rifillim edhe më të vrullshëm të biznesit tuaj.

  2. Bëj bilanc

    A mendoni se ka ardhur gjithashtu koha për një reflektim? Shfrytëzojeni kohën tuaj, duke bërë një bilanc se cilat janë pikat më të forta dhe pikat më të dobëta të biznesit tuaj gjatë vitit të fundit. Kjo me siguri do tju ndihmojë të përmirësoheni edhe më shumë, atje ku keni nevojë dhe të përqendroheni edhe më shumë tek pikat tuaja të forta, për të qenë të suksesshëm në të ardhmen.

  3. Harto një plan të ri investimi

    Hartoni një plan investimesh të reja, që përmban nevoja imediate dhe të domosdoshme, por njëkohësisht që ju mendoni se do ti japë edhe më shumë dinamikë zhvillimit të biznesit tuaj, kur situata të normalizohet. Për paratë? Ato nuk janë një problem, sepse Kredo.al është gjithmonë një derë e hapur dhe me mbështetje konkrete për biznesin e vogël në Shqipëri.

  4. Komuniko online me klientët

    Bëni vazhdimisht postime ose ripostime në faqen në Facebook të biznesit tuaj, me qëllim që të mbani në kontakt klientelën. Ju mund t’i mbani ata vazhdimisht të informuar për planet tuaja dhe idetë e reja për rifillimin e aktivitetit të biznesit tuaj. Mund të bëni edhe sondazhe online, për të marrë mendimet dhe sugjerimet e klientëve. Gjithashtu është e rëndësishme që të ndani në faqen në Facebook të biznesit tuaj edhe informacione dhe këshilla, që klientët tuaj duhet të ndjekin lidhur me masat që duhen marrë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus.

Kthehu