VIZIONI VAZHDON ME PLANE TË REJA
Planet tona janë afatgjata dhe ambicioze.
Kredo Finance planifikon të vazhdojë zhvillimin e saj në shumë fronte dhe kontributin e mëtejshëm në ekonominë e vendit, duke u përqëndruar tek shtresat e shoqërisë që kanë më shumë nevojë për financim. Si rrjedhojë, ne krijojmë mundësi financiare për individë të cilët nuk shërbehen nga institucione të tjera financiare, si edhe një edukim financiar të këtyre shtresave, gjë që përveç zhvillimit individual, sjell një zhvillim të këtij sektori.
Transformimi dixhital është një nga pikat më të forta të kompanisë.
Duke pasur statusin Kompani Fintech, është përgjegjësi dhe prioriteti ynë të sjellim inovacion në tregun financiar Shqipëtar. Gjatë vitit 2021, ne arritëm të realizojmë me sukses projektin tonë risi ku 100% e procesit të aplikimit për kredi të realizohet online, pa patur nevojën që klienti të paraqitet në degë. Zhvillime të tilla thjeshtojnë ndërveprimin e klientëve me institucionin tonë dhe e bëjnë eksperiencën e tyre unike. Kjo gjë u bë e arritshme falë procesit tërësisht digjital të njohjes së klientit e cila është integruar gjatë procesit të aplikimit online. Kjo tashmë bën të mundur që klienti të fillojë dhe mbarojë aplikimin e tij për kredi, të marri konfirmimin si dhe paratë në llogarinë e tij bankare pa qënë nevoja që të ndryshojë vendodhjen e tij.
Gjithashtu ky proces vazhdon përpjekjen për rritjen e edukimit financiar në Shqipëri pasi e rikujton klientin që ai mund të përdorë llogarinë e tij bankare, çka ende mbetet në nivele të ulëta përdorimi në Shqipëri.
Kjo është dhe një nga pikat ku Kredo Finance ka një fokus të veçantë dhe planifikon te shtoj investimet, sepse ne besojmë fortë se vetëm nëpërmjet të qënurit i edukuar financiarisht, një individ mund të marrë vendime të informuara dhe të drejta përsa i përket financave të tija si dhe të përmirësojë sjelljen e tij ndaj kredimarrjes.
Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm dixhital, Kredo Finance planifikon që përgjatë vitit 2022 të sjellë funksionalitete risi dhe të hedh në treg aplikacionin mobile që do të mundësoj një akses edhe më te thjeshtuar dhe komod në financim.
Një nga arritjet kryesore të Kredo Finance për 2022 është edhe bërja e mundur e aksesit në financim, jo vetëm për individët, por edhe për Personat Fizik të cilët zotërojnë një biznes aktiv.
Ofrimi i këtij produkti për biznesin është një hap i madh që Kredo Finance ndërmori për të mbështetur në kohë të shpejtë dhe me procedura bazike bizneset në nevojat e tyre jetike dhe në pasiguritë e tyre për të ardhmen. Ne e konsiderojmë hedhjen në treg të këtij produkti, kontribut madhor dhe një shyllë mbështetëse në ekonominë e vendit.