Blog | Kredoversity

Të njihemi me Departamentin e Mbledhjes së Kredive të Këqia

                                                

 

Departamenti i Mbledhjes së Kredive të Këqija është një department të cilit i dëgjohet shumë zhurma por jo të gjithë e dinë që është pikërisht ajo zhurmë e cila kryen një nga punët më të vështira në kompaninë tonë - të mbledhin paratë që nuk vinë vetë!

Departamenti është ndarë në tre sektorë kryesorë:

  1. Rikutjuesit:- Janë ata që e fillojnë ditën me buzëqeshje dhe dëshirën e mirë për të rikujtuar të gjithë ata që mund të kenë harruar, por që fundi ditës i gjen të dyzuar nëse realisht ka njerëz të mirë në këtë botë apo është fati I tyre jo dhe aq i mire!
  2. Të përgatiturit:-. Ata e dinë që jeta është plot me të tatëpjeta dhe duke u nisur nga ky fakt e kanë ndarë mëndjen që në anën tjetër të linjës ka shumë njerëz që jetën e kanë marr me pak kripë dhe piper dhe ndonjëherë me pak kripë dhe shumë piper!
  3. Spartanët:- Hallet e botës janë të tyret dhe ndërkohë që ju rikujtojnë njerëzve se duhet të paguanë detyrimet ata bëjnë dhe këshillim matrimonial, zgjidhin probleme matematikore dhe sigurisht nuk njohin orar pune, se frymëzimi të kap papritur dhe është gjynah ta lësh pa e shprehur.

 

Më poshtë kemi një intervistë të drejtueses së këtij departamenti, Marsida Kolici, e cila me shumë përkushtim dhe dashuri ka bërë të mundur që ky department të arrijë gjithmonë qëllimet e veta pavarësisht punës së vështirë.

 

Si Drejtor i Riskut ju jeni edhe Drejtuese e Departamentit të Mbledhjes së Kredive të Këqija, do të donim një prezantim nga ana juaj për funksionet kryesore të këtij departamenti?

“Debt Collection” në çdo institucion mikrofinanciar ka një rol shumë të rëndësishëm lidhur me uljen e numrit të  klienteve në vonesë në parametrat e duhur, në uljen e humbjes dhe në ruajtjen e marrëdhënies së klientëve me kompaninë.

Është shumë e rëndësishme që ne, të mos humbim kontaktin me klientin pasi ai merr kredinë, por të jemi në kontakt gjatë gjithë historikut të kredisë, duke e informuar lidhur me ecurinë e kredisë së tij dhe alternativat dhe zgjidhjet e mundshme që klienti ka.

Kredo Financë kërkon të ketë një shërbim cilësor jo vetëm gjatë procesit të kredimarrjes në degë, por ky shërbim cilësor duhet të jetë i njëjtë edhe gjatë komunikimit të klientëve në këtë Departament. Ne mundohemi që në çdo moment të ofrojmë një komunikim të qartë dhe cilësor për klientët tanë.

 

Kur keni marrë drejtimin e këtij Departamenti dhe cilat janë arritjet kryesore të tij?

Une e kam marrë drejtimin e këtij Departamenti në Korrik të vitit 2018. E kam filluar punën time me 3 punonjës, duke u munduar të arrijmë objektivat që kërkohet nga kjo njësi, dhe sot kjo njësi përbëhet nga 19 punonjës, të përgatitur dhe me dëshirë për të punuar.

Jemi munduar të gjejmë punonjës, të cilët kanë dëshirë për të punuar, edhe pse nuk kanë patur eksperienca të mëparshme dhe janë të rinj në moshë. Është shumë e rëndësishme që ne të motivojmë të rinjtë duke u dhënë një mundësi për të treguar aftësitë e tyre.

Edhe pse krijimi i këtij Departamenti ka qenë shumë sfidues, në shumë pak kohë ky Department ka arritur të ketë rezultatet e duhura dhe punonjësit janë gjatë gjithë kohës të interesuar dhe fleksibël për çdo ndryshim që ndikon në përmirësimin e vazhdueshëm të rezultateve.

 

Si është bërë organizim i Departamentit të Mbledhjes së Kredive të Këqija dhe si e vlerësoni angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve të këtij Departamenti në punën e përditshme?

Në kuadër të efiçencës së këtij Departamenti, ne kemi ndërtuar grupe të ndryshme punonjësish, për të punuar me grupe të ndryshme klientësh. Ndërkohë një rol të rëndësishëm ka edhe “Team Leader”-i, i cili është i pranishëm dhe është suport për çdo punonjës.

Jo vetëm në këtë Departament, por në të gjitha Departamentet e institucionit “Kredo.Al”, ne kërkojmë që punonjësit tanë të ndihen të vlerësuar për punën që ata bëjnë dhe në çdo moment i bëjmë pjesë të rezultateve tona.

Përveç motivimit financiar (nëpërmjet bonuseve), punonjësit bëhen pjesë edhe e rezultateve të këtij Departamenti duke u vënë në dukje puna e tyre e përditshme.

Pjesë e rëndësishme e rezultateve të këtij Departamenti, janë edhe trajnimet e shpeshta që ne bëjmë për stafin tonë, duke u munduar gjithmonë të përmirësojmë punën dhe efiçencën e tyre.

 

Cilat janë sfidat kryesore të Departamentit të Mbledhjes së Kredive të Këqija?

Ky Department ka një punë voluminoze, e cila me rritjen e biznesit ky volum rritet. Është shumë e rëndësishme që edhe pse me një punë voluminoze dhe gjatë gjithë kohës në rritje, ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë standardet e komunikimit dhe cilësi në punën tonë të përditshme.

5- Cilat janë objektivat kryesore të Departamentit që ju drejtoni?

Objektivat e këtij Departamenti janë:

  • Ruajtja në një nivel të pranueshëm të kredive të këqija / uljen e humbjeve.
  • Shërbimi cilësor dhe i shpejtë ndaj klientit gjatë procesit të mbledhjes së huasë,
  • Optimizimi i përdrorimit të burimeve
  • Ruajtja e marrëdhënieve të mira dhe produktive me klientët
Kthehu