Blog | Kredoversity

Si të mbrohemi nga Covid-19! Shpëto veten dhe të tjerët APLIKO ONLINE

KREDI E SHPEJTE ONLINE
Caption

 

Të dashur miq të Kredo.al.  Tashmë të gjithë ne kemi një detyrim të madh ndaj vetes, familjes, shoqërisë dhe vendit tonë që të qëndrojmë në shtëpi. Të qëndrojmë në shtëpi, si e vetmja mënyrë për të triumfuar mbi rrezikun e përhapjes së Covid-19, që është kthyer në një rrezik për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë shtetet.

Kredo Finance është një kompani e cila është krenare për nivelin e lartë të teknologjisë së informacionit që ajo përdor për ti dhënë zgjidhje jo vetëm operacioneve të saj të përditshme por edhe më tej.

Ne sajë të situatës së krijuar nga COVID-19 ne kemi arritur në një zgjidhje edhe më të thjeshtë për të gjithë ata që kanë nevojë për para në këto kohë të vështira dhe duan të minimizojnë lëvizjet e panevojshme në oraret e kufizuara që qeveria Shqiptare ka vendosur për të ulur nivelin e ekspozimit ndaj covid-19.

Ju rikujtojmë se të gjithë ju mund të aplikoni nëpërmjet faqes së internetit në www.kredo.al nga telefoni juaj apo nga kompjuteri dhe pasi të keni ndjekur të gjitha hapat sipas procesit të aplikimit ju do të telefonoheni nga stafi jonë për tu njoftuar për degën më të afërt për të lëvruar paratë.

Ju lutemi te shihni tutorialin e mëposhtëm se si te aplikoni nëpërmjet internetit. 

 

 

Ju rikujtojmë se për klientët e përsëritur procesi është edhe më i thjeshtë, pasi të gjithë klientët e përsëritur mund ti marrin paratë e kredisë për të cilën kanë aplikuar në llogarinë e tyre bankare. 

 

Me Kredo.al, kur paratë ju duhen, ju mund t’i keni ato, edhe duke qëndruar në shtëpi.

Prandaj ne ju këshillojmë që të aplikoni online, kjo është një zgjidhje fantastike edhe në ditët normale ku rutina dhe puna nuk na lejon të kemi kohë të shkojmë në degë për të aplikuar por edhe më shumë në këto ditë, kur dalja nga shtëpia është e rrezikshme. Brënda 15 minutave do të keni paratë në llogarinë tuaj bankare, pa qenë nevoja që të mbani rradhë në sportele, duke evituar kontaktet me njerëzit e tjerë dhe rrjedhimisht duke shmangur rrezikun e kontaminimit nga Covid-19.

Në këtë mënyrë ne sigurojmë që ju të shërbeheni gjithmonë në kohë dhe brenda rregullave të sigurisë. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë klientëve tanë që të përdorin aplikimin nëpërmjet internetit sa më shumë për të evituar rradhët e gjata dhe kontaktet e panevojshme me njerëzit në këto ditë të vështira.

Për ta bërë edhe më të lehtë nëse nuk keni mundësi të shihni videot e përmendura më lartë, ndiqni si më poshtë të gjitha hapat për të aplikuar nëpërmjet internetit. Dhe mos harroni për çdo pyetje ju mund të telefononi në 044 500 600.

Si të aplikojmë nga shtëpia për një kredi në kredo.al:

  • Hapi 1 - hapni adresën kredo.al
  • Hapi 2 - Vendosni shumën që doni të merrni në përllogaritësin e kredisë dhe më pas shtypni butonin aplikoni. Iu sygjerojme që të aplikoni për kredi me disa këste. Kështu do ta kemi më të lehtë për të ripaguar me këste të vogla shumën e marrë.

  • Hapi 3 - Pasi të keni zgjedhur shumën dhe të keni shtypur butonin APLIKO TANI duhet të plotësoni më tej të dhënat e kredisë.
  • Shtypni vazhdo për më tej

  • Hapi 4 - Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat në rregull dhe keni shtypur butonin Vazhdo apliki juaj është gati.
  • Në mënyrë që të vazhdoni procesin online ti duhet të shtosh dokumentat sipas listës së paraqitur.

  • Bëni një foto të kartës tuaj të identitetit dhe bashkëlidheni atë në profilin tuaj
  • Shkarkoni sigurimet tuaja Shoqërore nga protali e-albania dhe ngarkojini ato ne profilin tuaj te kredo.al. Për të parë se si të shkarkoni sigurimet tuaja shoqërore shihni linkun më poshtë https://www.youtube.com/watch?v=8xcquk7L7jE&t=36s
  • Aplikimi tashmë është i suksesshëm! Dikush nga stafi jonë do tiu kontaktoj së shpejti

 

Kthehu