Si të mbrohemi nga COVID-19 duke paguar nëpërmjet internetit!
Në këto momente të vështira është shumë e rëndësishme që të zbatojmë rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Kjo e fundit po provon të jetë pak e vështirë duke qënë se në të përditshmen tonë kemi ende detyrime për të kryer. Nga më të rëndëishmet janë dhe pagesat e faturave apo të këstit të kredisë. Padyshim që këto janë detyrime shumë serioze prandaj ne në Kredo ju këshillojmë që të qëndroni në shtëpi dhe të bëni pagesat vetëm nëpërmjet internetit.
Kredo Finance është një kompani e cila është krenare për nivelin e lartë të teknologjisë së informacionit që ajo përdor për ti dhënë zgjidhje jo vetëm operacioneve të saj të përditshme por edhe më tej.
Në përgjigje të situatës, Kredo Finance do të vijojë me ngrirjen e tarifës së vonesës për të gjithë klientët e saj të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë këstin e tyre për shkak se janë afektuar nga COVID-19 deri në fund të Maj 2020. Ne rekomandojmë fort që të mos akumuloni 3 këste për tu paguar njëherësh në fund të Maj 2020 por për ata që kanë mundësi pagese të kryejnë pagesën mujore nëpërmjet llogarive bankare ose në degët tona sipas orareve të afishuara.
Kredo Finance për të gjithë klientët që kanë vështirësi pagese mirëpret kërkesat dhe dokumentacionin përkatës dhe do të shqyrtojë bashkë me ju mundësitë më të mira për të shlyer këto detyrime. Stafi ynë i dedikuar këtyre komunikimeve do të kontaktojë secilin prej jush me opsionet e mundshme që ju mund të zgjidhni, prandaj ju lutemi të prisni pas kërkesës suaj komunikimin tonë përkatës në telefon ose emailet që ju na keni dhënë gjatë procesit të kredidhënies.
Numrat e llogarisë ku mund të kryeni pagesën janë:
Raiffeisen:AL132 021113 00000 0000 21326338
Credins : AL40 2121 1212 0000 0000 0100 2347
BKT : AL37 2051 1227 0033 69 CLPRCLALLA
Intesa: AL13 2081 1008 0000 0209 5473 5301
Nëse ju nuk jeni në dijeni se si mund të bëni pagesat nëpërmjet bankës tuaj online si më poshtë keni udhëzime për disa nga bankat në Shqipëri me të cilat ne kemi llogari se si mund të përdorni këto platforma.
Raiffeisen Bank: www.youtube.com/paguajmeraiffeisen
Credins Bank: www.youtube.com/paguajmecredins
BKT: www.youtube.com/paguajmebkt
IntesaSanpaolo: www.youtube.com/paguajmeintesa