Blog | Kredoversity

Shfrytëzo kohën në favorin tënd - Mëso diçka të re

Caption

Sa herë ke menduar që sikur të kishe pak më shumë do të kishe patur mundësi që të mësoje një gjuhë të re? Apo do lexoje më shumë? Ose do rregulloje më së dollapin e rrobave?
Epo një shprehje e re thotë që nëse nga karantina nuk ke dalë me diçka të re nuk ka qënë faji I kohës por I dëshirës për të mësuar.
Prandaj ne kemi vendosur që tiua bëjmë më të lehtë karantinën dhe tiu japim disa opsione se si ta shfrytëzoni sa më mirë kohën dhe jo vetëm mos ta ndieni që nuk mund të dilni por dhe ta mendoni këtë si një nga periudhat më interesante të jetës tuaj!

Mësoni një gjuhë të re
Dëshironi të ankoheni për karantinën në 5 gjuhë të ndryshme? Tani është pikërisht koha e duhur për të mësuar një gjuhë të re. Opsione ka pafund, por ne po zgjedhim aplikacionin Duolingo si sygjerim pasi është shumë I lehtë për tu përdorur, totalisht falas dhe keni mundësi të zgjidhni midis 35 gjuhëve.

Bëni një xhiro virtuale nëpër botë
Duket blasfemike në këto momente por na besoni që është totalisht e mundur. Nëse ke patur gjithmonë të shohësh alpet apo kodrat e pafunda të toskanën, të shohësh Barcelonën apo të bësh një xhiro romantike në Paris tani mund të bësh të gjitha! Ne personalisht iu sygjerojmë të shkoni në Afrikë, më pas në kopshtin zoologjik të San Diego, një xhiro romantike në Louvre dhe ta mbyllni me murin e madh Kinez. Ja pra keni parë katër cepat e botës pa lëvizur nga nga divani juaj!

Shko në një klasë astronomie

Këto ditë bota po të duket shumë e vogël brënda katër mureve prandaj sygjerimi jonë I fundit ju çon përtej yjeve.

Nuk ka më mire se një udhëtim në galaktikat e qellit që pafund! Dhe gjithçka e gjeni tek Edx tek i cili ju mund të frekuentoni të gjitha kurset që dëshironi por ne ju sygjerojmë fortësisht që të fokusoheni tek diçka argëtuese siç është astronomia!

 

Kthehu