Blog | Kredoversity

SHËRBIMET E KREDO.AL TASHMË NË EASYPAY

 

EASYPAY

 

Një zhvillim tjetër i ri, që premton të zgjerojë mundësinë e kreditimit të shpejtë dhe pa dokumenta, është krijuar midis dy liderëve të industrisë fintek- Kredo Finance dhe EasyPay. Ky bashkëpunim i shton edhe 500 pika të tjera rrjetit të Kredo Finance të cilat do të ndikojnë drejpërsëdrejti në përmirësimin e shpejtësisë së shërbimit dhe akses të kudondodhur për klientet tanë. Ky bashkëpunim transformues synon të adresojë sfidat kryesore me të cilat përballen klientët dhe bizneset, duke hapur rrugën për një përvojë të qetë kredimarrje brenda 15 minutave, pavarësisht vendndodhjes gjeografike. 

Ky partneritet sjellë një rritje të konsiderueshme të numrit të pikave të shërbimit të Kredo.al dhe duke rritur në mënyrë strategjike pikat e shërbimit në zona kyçe, klientët do ta kenë më të lehtë se kurrë aksesin e produkteve dhe shërbimeve financiare. Nga qendrat e zhurmshme të qyteteve në zonat e largëta periferike, qëllimi është krijimi i një rrjeti gjithëpërfshirës të pikave të shërbimit të Kredo.al që plotësojnë nevojat e të gjithë klientëve.   

Duke njohur rëndësinë e efikasitetit në botën e sotme të ritmeve të shpejta, ky partneritet do t'i japë përparësi optimizimit të shpejtësisë së shërbimit, duke ruajtur dhe përmisuar kohën e shërbimit prej 15 minutash.   

Një nga arritjet më domethënëse të këtij partneriteti është angazhimi për të ofruar akses në të gjithë territorin e vendit. Qëllimi është t'i ofrohet çdo individi, pavarësisht nga vendndodhja e tij, mundësia për të marrë shërbimet e Kredo.al në një distancë prej 5 minutash.   

Duke ngushtuar hendekun midis klientëve dhe pikave tona të shërbimit, ky bashkëpunim do t'i fuqizojë individët të shijojnë komoditetin e marrjes së kredisë, pavarësisht se ku banojnë.  

Kredo.al ndjehet krenare për arritjen e këtij synim ambicioz nëpërmjet këtij partneriteti strategjik.

Kthehu