Përmbledhje e aktiviteteve kryesore të Kredo.al në 2019
Gjatë vitit 2019, Kredo.Al realizoi një sërë aktivitetesh të dimensioneve të ndryshme, por që të përbashkët kanë faktin se kanë rezultuar të suksesshme.
Sigurisht që suksesi I këtyre aktiviteteve, ju dedikohet pjesëmarrjes, angazhimit dhe kontributit të pandërprerë të punonjësve të Kredo.Al. Angazhimi I tyre I ka bërë edhe më të bukura dhe më dinamike këto aktivitete, prandaj ata meritojnë falenderimet më të përzemërta. Aktivitete edhe më të bukura na presin në vitin 2020.
- Inagurimi I Zyrave Qendrore
Eventi për inagurimin e zyrave të reja qendrore të Kredo.Al u zhvillua në 19 Shtator, ora 18.00. Në event morën pjesë rreth 70 të ftuar, duke përfshirë përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Shoqata e Mikrofinancës, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, drejtues të kompanive të tjera të mikrofinancës, si dhe përfaqësues nga investitori kryesore, FINITERA.
- Maratona e Tiranës
Në datën 13 Tetor, pjesëtarët e ekipit të Kredo.al morën pjesë në Maratonën e Tiranës. . Ngjyrat e Kredo.al zbukuruan larmishmërinë e Marathonës së Tiranës, ndërsa pjesëtarët e skuadrës simpatike të Kredo.Al e bën edhe më të fortë garën e vrapuesve. Kredo.Al nuk ishte prezente vetëm në garë, por edhe me mbështetësit e zjarrtë që me duartrokitje dhe inkurajime u dhanë zemër dhe mbështetje vreapuese dhe veçanërisht kolegëve të tyre vrapues
- Sondazhi për Edukimin Financiar
Në datën 23 Nëntor 2019, në Hotel Plazza, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Mikrofinancës organizuam një mëngjes pune me gazetarët, ku prezantuam rezultatet e sondazhit të inicuar nga Kredo.Al për Edukimin Financiar në Shqipëri dhe për industrinë e mikrofinancës. Rezultatet e sondazhit gjetën një pasqyrim të gjerë në mediat e shkruar dhe atë televizive.
- Marrëveshja me Universitetet
Në datën 6 Nëntor, Kredo.Al nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Marin Barleti për Edukimin Financiar. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Kredo.Al, Arlinda Muja dhe Rektori i Universitetit Marin Barleti, Marenglen Spiro. Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtoresha Muja zhvilloi leksionin e parë të hapur me studentët e këtij universiteti për Edukimin Financiar.
- Pastrimi i Plazhit të Shëngjinit
Në datën 17 Nëntor, skuadra e Kredos ishte në plazhin e Shëngjinit, në rrethin e Lezhës. 100 punonjës të Kredos-s morën pjesë në pastrimin e këtij plazhi, duke mbledhur mbetjet plastike, të cilat më pas, në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës, u transportuan në pikën më të afërt të depozitimit të tyre. Ne dhamë një kontribut të çmuar për pastrimin e plazhit, por njëkohësisht edhe një shembull të mirë qytetarë për të gjithë.
- Solidariteti dhe ndihma për banorët e prekur nga tërmeti
Kredo.Al u solidarizua dhe ofroi ndihmën e saj të menjëhershme për banorët e Durrësit, Thumanës dhe Fushë-Krujës. duke ndihmuar me ushqime për banorët që u detyruan të braktisin shtëpitë për shkak të pasojave të rënda të tërmetit. 1000 racione ushqim të gatshëm ishte kontributi i Kredo.al, ndihmë e cila vazhdoi përgjatë dy ditëve, me 500 racione ushqim për secilën ditë.
- Dhuratat për fëmijët e spitalit Onkologjik
Gjesti bujar dhe zemërgjerë I punonjësve të Kredo.al solli gëzim dhe lumturi tek fëmijët e shtruar të Spitalit Onkologjik, në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Babagjyshi i Vitit të ri shpërndau dhuratat për pacientët e shtruar dhe ata ditor, duke ja u bërë më të bukur periudhën festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Lodrat dhe dhuratat e shpërndara kanë qenë një kontribut i punonjësve të zyrës qendrore dhe degëve nga e gjithë Shqipëria.