PËRFSHIRJA E KLIENTIT NË PROCES DHE EDUKIMI FINANCIAR I TIJ
Pjesa më e rëndësishme e suksesit tonë në të kaluarën, në të tashmen dhe pa dyshim i së ardhmes është familja jonë e madhe prej Pesë Yjesh - të gjithë punonjësit tanë të cilët kanë angazhim maksimal dhe të cilët i kanë bërë klientët tanë të ndihen të respektuar dhe të mirëkuptuar, duke krijuar kështu një angazhim maksimal edhe nga ana e klientëve, të cilët janë gati të japin opinionin e tyre në anketimet tona çdo moment dhe të marrin pjesë së bashku me ne në përmirësimin e komuniteteve ku ata jetojnë.
Klientët e Kredo Finance, janë shtylla kryesore e kompanisë. Prandaj Kredo Finance gjithmonë kujdeset për t’i përfshirë ata në procesin e përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve tona. Kredo Finance organizon në mënyrë periodike intervista të personalizuara, anketime, sondazhe të hapura apo me grupe të mbyllura, mbledhja periodike e ankesa të klientëve, si dhe komunikim direkt me to edhe nga stafi menaxherial.
E gjitha kjo bëhet me përkujdesin dhe vëmëndjen më të madhe, pasi vetëm kështu klienti mund të ndjejë përfshirjen e tij në proces dhe të ndihet i vlerësuar.
Kredo Finance i kushton një rëndësi të vecantë edhe edukimit financiar të klientëve të saj, si një pjesë mjaft e rëndësishme e zhvillimit të tregut të mikro-finances.
Çdo muaj në website-in zyrtar postohen artikuj të përgatitur nga specialistë të fushës rreth produkte dhe proceseve financiare. Informacioni është i strukturuar në një mënyrë që të kuptohet dhe nga lexues të thjeshtë dhe mbi të gjitha është pa pagesë.
Ky është një proces ku perfitojnë të gjitha palët dhe ndihmon klientët në vendimarrje të zgjuara dhe për të marrë maksimumin nga instrumentat financiar qe Kredo Finance u ka vënë në dizpozicion.
Disa nga artikujt fianciarë:
- Shtyrja dhe ristrukturimi i kredisë.
- Përfitimet e kredisë me disa këste!
- Përfitimet e kredisë me një këst!
- Çfarë është aftësia financiare dhe përse është e rëndësishme?
- Edukimi Financiar - Te rregullon shendetin! Kredo.al te tregon se si!
- Përgatitu për pushime! - kredo të tregon si!
- Çfarë është kreditimi i përgjegjshëm? Përse është i rëndësishëm?
- A e dini ndryshimin midis vëllait të vogël dhe vëllait të madh?
- Realiteti i ri i pushimeve: Mos kini frikë, por nuk duhet tepruar me trimërinë