Për një 8 Mars, ku gratë nuk duhet të shqetësohen për asgjë!
Të dashura gra, tashmë ju keni miratuar një “ligj të pashkruar”. E keni bërë këtë, të gjitha në unanimitet dhe asnjë forcë burrërore nuk ka pasur fuqi t’a kundërshtojë këtë. Jo vetëm t’a kundërshtojë, por edhe ta mbështesin pa rezerva madje.
8 Marsi është një ditë sensibilizimi për të drejtat tuaja, por njëkohësisht edhe një ditë ku çdo angazhim dhe detyrim i juaji shtëpiak apo profesional kalon në plan të dytë, pasi 8 Marsi njëkohësisht është edhe dita juaj e festës dhe e argëtimit.
Dhe në fakt bëni shumë mirë. Mos kini asnjë pendesë për këtë. Le të kujdesen të paktën njëherë në vit bashkëshortët tuaj për fëmijët, punët e shtëpisë, gatimin edhe çdo gjë tjetër që lidhet me vatrën tuaj familjare. Ata e meritojnë t’a dinë se sa sakrifikoni ju, që ata t’i gjejnë gati gjërat në shtëpi.
Tashmë ju e keni kthyer në një traditë disa vjeçare organizimin mes kolegësh dhe shoqesh në udhëtimet argëtuese në Shqipëri apo jashtë saj, si dhe drekat dhe darkat festive në restorantet më të shtrenjta. Shumë mirë bëni, jo vetëm burrat kanë të drejtë të shpenzojnë dhe të argëtohen me shokët e tyre.
Ndonëse të kushtueshme, përballë udhëtimeve dhe drekave festive, bashkëshortët edhe ata më dorështërnguarit detyrohen që të mbyllin një sy përballë kostove dhe shpenzimeve të kësaj dite.
8 Marsi është një ditë e shënuar dhe sigurisht askush nuk do të dëshironte t’ja zbehte shkëlqimin, ditës, kur ju jeni në plan të parë dhe të vetëm.
Po ndërsa “de jure” mund të kapërceni pengesat e bashkëshortit tuaj, me siguri që një pjesë e mirë e juaja mund të përballet “de facto” me një pengesë, jo të lehtë për t’u kapërcyer.
Festa juaj është në fillim të muajit dhe buxheti juaj familjar mund të jetë zbrazur nga pagesa e qerasë, energjisë elektrike, ujit, parkimit, intenetit dhe telefonit. Të shpenzosh konsiderueshëm edhe për festën e 8 Marsit, mund t’ja u bëjë vazhdimësinë dhe përfundimin e muajit të vështirë financiarisht.
Megjithatë ne ju themi të mos shqetësoheni. Të mos shqetësoheni fare madje. Sepse me Kredo.al asgjë nuk mund ta pengojë festën tuaj. Duke aplikuar tek degët e Kredo.Al në të gjthë Shqipërinë, por edhe online në websitin e Kredo.al, ju do të siguroni brenda 15 minutave të gjitha paratë që ju duhen për të festuar së bashku me shoqet dhe koleget tuaja 8 Marsin.
Sepse me Kredo.al paratë nuk janë më një problem, dhe zgjidhja e problemit vjen për ju, për vetëm 15 minuta.
Aplikoni, festoni dhe gëzoni. Gëzuar Festën.
P.S: Të dashur burra dhe djemë. Nuk ju kemi harruar as ju. Në rast se nuk i keni hequr lekët mënjanë për të blerë dhuratën tuaj për bashkëshortet dhe nënat tuaja, edhe ju nuk duhet të shqetësoheni. Aplikoni tek Kredo.Al dhe bëjeni më të bukur 8 Marsin për nënën dhe gruan tuaj.