Blog | Kredoversity

Njësia e Implementimit të Standarteve dhe Proceseve

 

A keni menduar ndonjëherë se kush fshihet pas një pjate të shijshme dhe të bukur? Me siguri që të gjithë fokusoheni tek cilësia e ushqimit, tek kombinimi i ngjyrave, tek vendosja e ushqimit dhe madje edhe tek raporti i makro dhe mikronutrientëve…ndofta dhe ku është blerë pjata në të cilën po hani, apo ku e kanë gjetur atë pikturën e varur në mur, mbase edhe për takimin që keni javës që vjen me një person të panjohur për një çështje që se mbani mënd! E sigurtë është që nuk mendoni kurrë për personin që e ka gatuar, për personin që bëri vendosjen e pjatës apo atë që jua shërbeu!

Prandaj kemi vendosur që këtë muaj të prezantojmë Njësinë e Implementimit të Standarteve dhe Proceseve. Me këtë artikull duam tiu prezantojmë me ata që përgatisin, monitorojnë dhe mirëmbajnë të gjithë proceset dhe punonjësit e kredo.al.

Të gjithë besoj se e njihni Dorinën dhe stafin e saj simpatik! Më poshtë gjeni intervistën e plotë të saj dhe të gjithë informacionin prezantues për këtë departament!

 

    1. Përshëndetje Dorina.Do te donim një prezantim nga ana juaj për funksionet kryesore të departamentit qe ju drejtoni?

      Njesia e implementimit te standarteve dhe proceseve ka si qellim te siguroje dizenjimin teknik, ndertimin dhe mirembajtjen e te gjithe sistemeve te informacionit te implementuara ne Kredo.al duke parandaluar problematika ne sistemet e informacionit si edhe duke raportuar dhe testuar cdo ndryshim ne kohen e duhur. Ne te njejten kohe, kjo njesi, eshte pergjegjese per trainim e stafit te ri , sigurimin e informacionit mbi sistemin dhe mbi produktet qe ky staf duhet te kete  dhe mbi te gjitha, te sigurojme cilesine maksimale ne delegimin e sherbimit cilesor tek klienti.

 

  1. Cilët janë pjesëtarët e departamentit dhe si e vlerësoni angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punën e përditshme?

    Lorena Hoxha eshte bashkuar me Kredon 1 vit me pare ne pozicionin e specialistit te kujdesit ndaj klientit ne degen Ali Demi. Mbas nje eksperience shume dinamike, duke treguar nje sherbim profesional ndaj sherbimit me klientin dhe njohuri ekselente te proceseve, e rrembyem ne njesine tone, sepse mendojme qe Kredo eshte nje mundesi shume e mire per te promovuar talentet qe ka brenda familjes, duke i dhene mundesine te frymezojne dhe motivojne stafin, per nje rrugetim afatgjate dhe te suksesshem.

    Oneda Zharra e filloi eksepriencen ne Kredo, ne Korrik te vitit 2018, duke filluar si studente Intershipi ne departamentin e Debt Collection. Per 6 muaj bashkohet me njesine e Kujdesit nga Klientit, ku i sherben me profesionalizem klientit Kredo. Deshira e saj per te percjelle njohurite e fituara ne nje kohe te shpejte dhe aftesite e treguara ne promovimin e produktit Kredo, e bashkojne me njesine tone, per te ndare me stafin talentin e punes qe ajo ka.

    Gloris Nesturi eshte personi qe me shume dashuri ka kaluar shume kohe me sistemin ERP. Tashme prej 1 viti,  ai ka ndihmuar stafin tone, me procese te ndryshme ne sistem, duke i dhene zgjidhje secilit prej tyre ne kohe rekord. Po jo vetem suport per stafin ne proceset rutine apo edhe ato emergjente, por ai eshte nje nga personat, te cilet sigurojne zhvillimi dhe dizenjimi teknik te sistemit, duke lehtesuar proceset manuale dhe duke i shnderruar ne automatike, si edhe duke bere mirembajtjen e duhur per te ruajtur standart te larte te ketij sistemi.

    Ilvest Kerluku eshte djali, i cili  edhe per nje jave do te behet 2 vjec ne Kredo. Filloi si Specialist i Kujdesit nga Klientit ne degen Tirana 1 ku qendroi per disa muaj dhe me pas u bashkua per rreth 1 vit ne degen Tirana 2, ku u rrit profesionalisht, duke perditesuar informacionin qe kishte per produktet dhe proceset ne dege. Qetesia e tij dhe shpejtesia ne te mesuar dhe perditesuar informaionin, te bashkuara me deshiren per te ndihmuar koleget, e ben ate Specialist te sistemit ERP, duke ndihmuar stafin ne proceset e ndryshme qe kane lidhje me sistemin.

    Ledjo Laci eshte bashkuar me familjen tone Kredo, tashme prej 1viti e gjysem, ku e nis si Specialis i Kujdesit ndaj Klientin ne degen Tirana 2 dhe me pas bashkohet me skuadren e trainimit dhe suportit, duke transmetuar dhe treguar stafit te ri dhe ekzistues, pasionin per te reklamuar produktet dhe procset tona ashtu sic i kerkon standarti. Gjithmone i gatshem dhe i palodhur, me vlerat qe ai mbart si person, ndihmon stafin duke e perditesuar me informacionin e duhur, per te ecur paralelisht ne rrugen drejt suksesit sebashku.

    Ergys Musaj tashme feston 2 vjetorin ne Kredo, duke dhene kontributin tij ne njesine e Kujdesit ndaj Klientit. Ai njihet per menyren e tij unike te komunikimit, ku per kete arsye, Kredo i beson menaxhimin e bisedave me klientin ne profilet e rrjeteve sociale. Tashme, ai eshte bashkuar ne njesine tone, si Specialist i disa prej sistemeve qe stafi yne perdor ne rutinen e punes, duke siguruar mirembajtjen dhe zhvillimin e tyre, me qellim te mbajturit ritmin profesional dhe ritmin e shpejte te teknologjise perpara.

    Dorina Gostivishti -Kredo, eshte bere pjese e imja tashme prej 9 muajsh, duke me dhene mundesine te jem trajnuese biznesi dhe duke patur ne fokus, trajnimin e stafit te ri qe u bashkua me ne gjate vitit 2019. Gjate rruges, bashkohem me skuadren e promocionit dhe suportit, duke dhene kontributin tim ne zhvillimin e biznesit Kredo ne cdo dege te Shqiperise. Sot, jam pjese e njesise qe siguron mbajtjen dhe zhvillimin e Standarteve & Proceseve, duke bashkepunuar me nje ekip qe do te flase gjuhen profesionale, duke e ndare ate me cdo anetar te Kredo-s.

  2. Do te donim te ndaleshim tek trajnimet, jam I sigurte qe ketu do te kem nje pergjigje te detajuar. Ma pershkruaj kete process? Cili eshte impakti? Sa te udheheq pasioni ne punen tende per trajnimin e stafit te ri?

    Trajnimi eshte momenti qe lidh interestat e Institucionit me stafin. Gjithmone e kam pare audiencen si vetja, si do te doja une qe te degjoja apo se si do te isha une me e qarte dhe e suksesshme ne punen time. Kredo, u dha mundesine shume studenteve qe erdhen nga bankat e shkolles, per te qene pjese e biznesit qe drejton. Kjo eshte nje mundesi per ta, por edhe nje sfide shume e madhe per ne, sepse trajnimi duhet te impaktoje jo vetem anen edukative te punes, por edhe edukimin e ketij brezi me artin e komunikimit, identifikimit e profileve te ndryshme te klienteve me qellim shitjen e produkteve, negociaten me klientin, rrespektimin e procedurave apo bashkejetesen me kolegun/ kolegen, e shume e shume cilesi te tjera qe kerkon procesi i punes. Me pas, trajnimi vazhdon duke i ndjekur keta te rinj, me qellim zhvillimi te njohurive, per t’í klasifikuar nga njohuri bazike, ne aftesi te materializuara me mire ne secilin prej tyre, duke I bere ata profesioniste dhe duke investuar tek ata jo vetem si staf I Kredo-s sot, por si qytetare dhe punemarres profesioniste kudo neser…

    Nuk me takon mua ta them impakti, por mund ta shikojme cdo dite korridoreve te zyrave, apo ne deget qe kemi. Mund te them qe kemi shume pune per te bere te gjithe sebashu, duke permiresuar cdo dite veten , me qellim qe te shikojme edhe ndryshimin e kolegut.

    Dhe sic thote edhe populli yne i mencuar : “ Oreksi vjen duke ngrene”, ndaj cdo dite eshte nje mundesi e re per te gjithe. Kjo eshte nje menyre e mire per te kuptuar qe jeta na do te gjitheve njesoj, por vetem nese e shikojme cdo dite si fillim te ri, duke u ngritur nga gabimi i meparshem duke qeshur.

    Kam patur te veshtire ta perkufizoj veten, sepse mendoj qe njeriu duhet ta shikoje cdo dite si mundesi per te ndryshuar dhe per t’u pershatur , me qellim te jetuarit mire dhe bukur, por PASIONI, eshte momenti qe mua me ka vene ne levizje ndjenjen, dhe kur ajo leviz , cdo gje tjeter merr me padiskutim emrin SUKSES! Asgje dhe askush qe nuk ndikohet nga pasioni, nuk do te kete jetegjatesi. Edhe trajnimi, si proces ndikues, nese nuk del nga dashuria per ta bere, nuk do te jetoje gjate e si rrjedhoje, nuk do te sjelle frytet e pritura.

  3. 4-A arrini te evidentoni qe ne fazen e trajnimeve, te gjithe ata punonjes te rinj te cilet jane te vendosur per te qene te suksesshem tek Kredo.Al?

    Ky moment, flet shume per elementet qe permban audienca. Trajnimi ka raste qe i spikat qe ne fillim talentet qe do te behen me pas, por ka momente qe i dyshon ata, duke pare qe “ ka brume te mire’’ dhe me investimin qe ne bejme dhe qe e kemi shnderruar ne proces tashme, arrijme qe te shnderrojme stafin pa ekperience ne staf profesionist. Kjo merite, patjeter qe shkon per individin dhe arritjet e tij, por edhe per skuadren qe punon me keta individe me shpirt, me qellim qe te nxjerre me te miren nga ata.  

Kthehu