Blog | Kredoversity

Kredo.al, Solidaritet dhe mbështetje për banorët e prekur nga tërmeti

 

Kredo.al, solidaritet dhe mbështetje për banorët e prekur nga tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi shumë dhimbje dhe shumë lot, por nuk e gjunjëzoi shoqërinë shqiptare, e cila reagoi me shpejtësi në mbështetje të banorëve që u dëmtuan nga pasojat e rënda të tërmetit që shkaktoi vdekjen e 51 personave, plagosjen e 1000 të tjerëve si dhe dëmtimin e qindra ndërtesave, duke i bërë ato të pabanueshme. 

Kredo.Al u solidarizua dhe ofroi ndihmën e saj të menjëhershme për banorët e Durrësit, Thumanës dhe Fushë-Krujës. duke ndihmuar me ushqime për banorët që u detyruan të braktisin shtëpitë për shkak të pasojave të rënda të tërmetit. 1000 racione ushqim të gatshëm ishte kontributi i Kredo.al, ndihmë e cila vazhdoi përgjatë dy ditëve, me 500 racione ushqim për secilën ditë. Drejtoresha e Përgjithshme e Kredo.Al Arlinda Muja së bashku me përfaqësues të tjerë të kompanisë kanë vizituar banorët e zhvendosur në kampin në Durrës, dhe të gjithë së bashku kanë bërë të mundur shpërndarjen e ndihmës ushqimore për ta. Aksioni i mbështetjes së Kredo.Al vijoi ditën e dytë me vizitën e përfaqësuesëve të Kredo.Al në Thumanë dhe Fushë-Krujë. Ata shpërndanë racione ushqime shtëpi më shtëpi për banorët e prekur nga tërmeti.

Kthehu