Blog | Kredoversity

Kredo.al një aleat i madh për biznesin tuaj të vogël

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i bizneseve të vogla të rregjistruara në Shqipëri në vitin 2019 është 150.000. Një shifër pozitive, megjithatë biznesi i vogël shpeshherë duhet të përballet me sfida dhe vështirësi të mëdha.

I quajtur “i vogël”, për shkak se edhe fitimi është i tillë, shpeshherë biznese të tilla e shohin veten në kushtet e mbijetesës.

Ju e dini më mirë se kushdo këtë gjë në fakt. Në periudha të caktuara, me siguri ju jeni përballur me nevojën për pagesa të menjëhershme dhe në të njëjtën kohë të taksave qendore dhe taksave lokale, të qerasë, të faturës së ujit dhe të dritave, të pagesave për furnizime, të pagesave të rrogave të punonjësve apo nevojës së investimeve të vogla në biznesin tuaj.

Sa shumë sfida dhe vështirësi të mëdha për biznesin tuaj të vogël! Kur paratë ju kanë munguar në momente të tilla, ndoshta keni menduar të tërhiqeni, të dorëzoheni apo të mbyllni biznesin tuaj?!

Të tërhiqesh është gjëja më e lehtë, të gjesh zgjidhjen është gjëja e duhur.

Prandaj ne ju themi të mos dorëzoheni, sepse ne e kemi gati zgjidhjen për ju. Ne ju inkurajojmë që ju të vazhdoni, sepse suksesi është destinacioni juaj i vetëm dhe i patjetërsueshëm. Ne besojmë tek vizioni juaj, tek investimi juaj dhe tek ëndërra juaj për të pasur një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm, që gjeneron të ardhura për ju dhe familjen tuaj.

Sepse ne jemi të bindur, që përballë sfidave dhe vështirësive të biznesit tuaj të vogël, ju do të zgjidhni aleatin tuaj të madh, Kredo.Al.

Kredo.al ofron kredinë e parë falas deri në 60.000 lekë dhe juve ju duhet vetëm një Kartë Identiteti dhe të prisni vetëm 15 minuta, për të marrë në dorë paratë që ju nevojiten për pagesat e të gjitha faturave dhe detyrimeve të biznesit tuaj të vogël.  

Kredo.Al ofron kredinë me këste deri në 200.000 lekë dhe gjithashtu juve ju duhet vetëm një Kartë Identiteti dhe të prisni vetëm 15 minuta, për të marrë në dorë paratë që ju nevojiten për pagesat e të gjitha faturave dhe detyrimeve të biznesit tuaj të vogël.  

Ju mund të aplikoni në degët e Kredo.Al në të gjithë Shqipërinë ose në websitin www.kredo.al dhe brenda 15 minutave, si asnjëherë më pare, ju do të kapërceni të gjitha pengesat dhe vështirësitë që hasni në biznesin tuaj.

Ju zgjidhni Kredo-n, sepse Kredo beson në zgjedhjen tuaj.  

Sepse Kredo.Al është garancia e madhe e suksesit të biznesit tuaj të vogël.

Kthehu