Blog | Kredoversity

Kredo.al në krah të prindërëve që investojnë për të ardhmen

 

Jo vetëm sjellja e mirë, jo vetëm rezultatet e mira me mësime, lumturia e një prindi arrin majat më të larta, kur ai shikon se si fëmija e tij zhvillon pasionin dhe talentin që ai ka. Edhe vetë fëmijët e prekin lumturinë kur shohin se si ju i mbështesni çdo ditë për të realizuar ëndërrat që ata kanë për të ardhmen. Paralelisht me shkollën, çdo fëmijë rritet me dëshira për të mësuar  gjuhë të huaj, anglisht, gjermanisht e frëngjisht,  për të ushtruar sportin e notit, basketbollit apo futbollit, për të shprehur talentin në violin, kitarë apo piano, apo për të ndjekur kurset e thelluara në Matematikë, Fizikë apo IT. Mundësitë nuk mungojnë, ato janë të shumta dhe në çdo qytet janë të hapura kurse profesionale, pagesat për të cilat shpesh herë mund të bëjnë që buxhetet familjare të dalin nga parashikimet të shpenzimeve normale të planifikuara për ushqime, transport, veshje dhe libra. Kosto e kurseve private shpesh herë kthehen në sfida për buxhetin tuaj mujor. Por a mundet që kjo sfidë e buxhetit tuaj mujor ta bëjë fëmijën tuaj të heq dorë nga ëndrra për të qenë si idhulli I tij në futboll Ronaldo apo Messi? A mundet që kjo sfidë e buxhetit tuaj mujor ta bëjë fëmijën tuaj që të heq dorë nga pasioni për notin, për basketbollin, nga dëshira për të mësuar anglishten apo gjermanishten? A mundet që kjo sfidë e buxhetit tuaj mujor ta bëjë fëmijën tuaj të heq dorë  nga talenti për violinën, pianon? Nga dëshira për të mësuar më shumë në matematikë, teknologji?! A mundet që një prind të pajtohet me këtë fakt dhe të tërhiqet? Kurrsesi që jo.  Kostot mund të sfidojnë buxhetin tuaj, por jo lumturinë dhe talentin e fëmijëve tuaj.

Prandaj Kredo.Al është këtu, pikërisht për tju mbështetur ju, për të mbështetur fëmijët tuaj që ata të zhvillojnë pasionet e tyre për kurset e gjuhëve të huaja, për kurset sportive, për kurset muzikore si apo për kurset e thelluara mësimore në Matematikë, Fizikë apo IT.

Kredo.Al I jep zgjidhjen e duhur sfidës së buxhetit të planifikuar tuaj të shpenzimeve mujore.

Me kredinë me këste dhe të shpejtë që Kredo.Al ofron, ju siguroni në pak minuta garancinë e duhur për të investuar për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Duke aplikuar online dhe në sportelet e Kredo.al në pak minuta ju I keni dhënë zgjidhje të menjëhershme buxhetimit për të mbuluar shpenzimet për kurset private që nxisin dhe zhvillojnë pasionin dhe talentin e fëmijëve tuaj.  

Lumturia është kryefjala. Ju do të jeni të lumtur që ju mbështesni fëmijët. Fëmijët janë të lumtur që kanë mbështetjen tuaj, duke u zhvilluar çdo ditë në talentin dhe ëndrrat që ata kanë.  Ne jemi të lumtur që paratë që Kredo.Al nuk shpenzohen vetëm për shpenzimet mujore për riparim shtëpie apo blerje aparaturash, por edhe para që investohen për zhvillimin e talenteve te brezat e rinj.

Kthehu