Blog | Kredoversity

Kredo.al jep shëmbullin më të mirë, Pastron plazhin e Shëngjinit

 

Mbrojtja e Mjedisit është një nga shtyllat kryesore të Kredo.Al në drejtim të kontributit të saj për përgjegjësinë sociale. Në këtë kuadër, ditën e diel në datën 17 Nëntor 2019, skuadra e Kredo.Al ishte në plazhin e Shëngjinit, në rrethin e Lezhës. Rreth 100 punonjës të Kredo.Al dhanë kontributin e tyre, duke pastuar plazhin e Shëngjinit nga mbetjet plastike. Përgjatë dy orëve të aktivitetit, punonjësit e Kredo.Al pastruan pazhin dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës qeset me mbetjet plastike u depozituan me kamion në pikën më  të afërt të trajtimit të tyre. Administratori i Shëngjinit Gentian Malotaj në një prononcim për mediat falenderoi kompaninë Kredo.Al për kontributin e dhënë për pastrimin e mjedisit. Ai tha se plazhi i Shëngjinit ka nevojë për pastrim jo vetëm me afrimin e sezonit turistik, por edhe gjatë kësaj periudhe, ndërsa theksoi se aksioni i Kredo.Al duhet të shërbejë edhe si model dhe shembull për të gjithë banorët e Shëngjinit. “Është shumë e rëndësishme që të marrim masa që në periudhën e dimrit që të jemi gati, që të jemi në funksion të plotë në periudhën e verës, sepse sic ndodh gjithmonë sezoni i plazhit fillon në maj, por atëherë është shumë vonë ndërhyrja për pastrimin e plazhit. Kështu që e vlereësoj shumë kontributin konrekt të Kredo.Al për pastrimin e plazhit dhe i falenderoj punonjësit e kësaj kompanie, që pavarësisht ditës së pushimit, erdhën dhe dhanë një ndihmesë të madhe për pastrimin e plazhit të Shëngjinit. Ndihma e Kredo.Al sot të shërbejë edhe si shembull për banorët e Shëngjinit për të dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit”, tha Malotaj.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, Drejtoresha e Marketingut dhe PR në kompaninë Kredo.Al Besa Xhumari tha: Një nga iniciativat që ne kemi bërë sot është pikërisht pastrimi I plazhit të Shëngjinit, sepse ne mendojmë që koncepti i kujdesit ndaj ambientit është në fakt jo vetëm momental, por është për të dhënë një shembull që ne të kujdesemi. E para duke mos krijuar ndotje të ambientit, dhe e dyta në momentin që ne kemi mundësi dhe të pastrojmë vendet ku janë, sepse kjo nuk është e mirë vetëm për komunitetin, por edhe për të ardhmen.  Duke qenë se ky është një plazh shumë i bukur, dhe duam që të vazhdojmë të jetë i tillë edhe për shumë gjenerata

Kthehu