Blog | Kredoversity

KOMISIONET & INTERESAT QË APLIKOHEN NGA KREDO.AL

 

Normat për çdo komision dhe interes mbi kredinë paraqiten të detajuara në www.kredo.al/tarifat , por më poshtë gjeni më tepër shpjegim për këto:

  

  • Norma e Interesit % 
    Norma e Interesit aplikohet vetëm për kredi me disa këste. Norma paraqitet në % mujore dhe  llogaritet mbi principalin e mbetur të kredisë për ditët që mbahet kredia. Pra në rastin e mbylljeve parakohe paguhet vetëm për aq ditë sa është mbajtur kredia.  
  • Komisioni i angazhimit 
    Ky komision përfaqëson koston e shërbimit për kredinë e ofruar dhe për fondet e angazhuara nga Kredo për ju, e përllogaritur si një përqindje mbi vlerën e kredisë së lëvruar (tërhequr), tarifë që vendoset sipas llojit të produktit dhe afatit të kredisë së përzgjedhur (mësoni më tepër në sesionin e Tarifave). Komisioni i angazhimit për kredinë / fondet e lëvruara mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni të angazhimit paguhet e plotë. 
  • Komisioni i Administrimit 
    Ky komision përfaqëson koston e mirëmbajtjes së kredisë dhe komunikimit për kredinë dhe paraqitet në seksionin e tarifave si një % që aplikohet për çdo muaj mbi vleren e kredise se levruar. Tarifa varion ne bazë të  afatit të kredisë së lëvruar. Ne rastin e shtesave mbi nje kredi ekzistuse, tarifa ndryshon ne bazë të afatit te mbetur të kredisë deri në maturim. Në rastin e mbylljeve parakohe paguhet vetëm për aq ditë sa është mbajtur kredia.  

  

Komisione te tjera qe aplikohen por nuk janë të detyrueshme dhe aplikohen vetëm si pasojë e një veprimi apo zgjedhje të klientit janë:  

  • Komision për Levrim Kredie me para në dorë 
    Ky komision përfaqëson koston e mirëmbajtjes dhe sigurisë së kesh që ju ofrohet. Ju mund të zgjidhni që kredia juaj të lëvrohet me transfertë bankare në llogarinë tuaj, dhe për këtë ju nuk e paguani këtë komision.  
    Por në rast se ju zgjidhni të merrni kredinë tuaj në kesh (para në dorë) në degët tona apo Western Union, atëherë ju ngarkohet ky komision. Në seksionin Tarifat mund të gjeni % që aplikohet mbi vlerën e kredisë kesh të lëvruar.  
    Ky komision mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni paguhet e plotë. 
  • Komision ristrukturimi 
    Ky komision aplikohet vetëm kur klienti kërkon një ristrukturim të kredisë së tij. Ristrukturim i kredisë ndodh kur klienti ka vështirësi në pagesat e kësteve të tij dhe kërkon që të ulë vlerën e këstit duke zgjatur afatin e kredisë aktive. Ristrukturimi i kredisë lehtëson klientin në pagesa por nuk rregullon statusin e kredisë së tij të raportuar në Rregjistrin Kombëtar të kredive (ky status përmisohet vetëm nëse për 9 këste rresht, klienti paguan pa vonesa sipas grafikut të ri).  
     
  • Tarife e Letrave Njoftuese  
    Kjo është një tarifë që paguhet nga të gjithë klientët në vonesë kur ne dërgojmë një Letër Njoftuese në adresën që ata kanë dekluar gjatë aplikimit për kredi për ti sensibilizuar mbi vonesat dhe pasojat e këtyre vonesave pasi nuk kemi gjetur një bashkëpunim të tyre nga komunikimet me sms apo telefonata. Vlera e saj përcaktohet në seksionin e tarifave dhe është një detyrim që duhet paguar së bashku me detyrimet e tjera të kredisë. Ne dërgojmë deri ne 3 Letra Njoftuese gjatë jetës së kredisë dhe gjithmonë një letër dërgohet pasi klienti telefonohet një ditë përpara dhe nuk arrihet marrëveshje pagese me të. 
  • Komision për Shlyerje Totale te Kredise perpara afatit 
    Ky komision aplikohet sipas seksionit të tarifave, në rastet kur klienti kërkon të mbyllë kredinë e tij përpara afatit të rënë dakort në marrëveshjen e huasë dhe përllogaritet mbi principalin (kryegjënë) e mbetur të kredisë që po mbyllet para kohe. 
Kthehu