Blog | Kredoversity

NDIKIMI INSPIRUES I KREDO FINANCE NË KOMUNITET: KAMPI VEROR TROPOJË!

 

kampi veror tropoje
Caption

Kredo Finance është një institucion financiar mikrokredie i njohur në Shqipëri për një histori të gjatë të angazhimit për fuqizimin e komuniteteve.

Në përpjekje për t'i kthyer mbrapsht të mirat komuniteteve, Kredo Finance ka zhvilluar programe të ndryshme sociale, duke mbështetur iniciativa dhe projekte të rëndësishme për zhvillimin e komuniteteve lokale. Përmes këtyre iniciativave, Kredo Finance ka ndihmuar në fuqizimin e individëve, duke promovuar arsimimin, shëndetin dhe kulturën në të gjithë vendin.

Një nga projektet e sponsorizuara së fundmi nga Kredo Finance, është edhe Kampi Veror i organizuar për herë të katërt në qytetin e Bajram Currit, Tropojë. Një aktivitet unik pesëditor, i zhvilluar nga data 16 Korrik deri më 21 Korrik, me impakt të rëndësishëm në jetën e 160 fëmijëve të moshës 7 deri në 14 vjeç në qytetin e Bajram Currit dhe fshatrave përreth. Në këtë aktivitet morën pjesë 40 vullnetarë, të cilët kontribuan nëpërmjet njohurive dhe përvojës së tyre në suksesin e kampit dhe në sigurimin e një mjedisi mësimor pozitiv.

Përmes workshop-eve të ndryshme që përfshijnë artin, artizanatin, ndërgjegjësimin për mjedisin, tregimet, muzikën, sportet, edukimin për shëndetin, klasat kulturore, gjuhën Angleze, teknologjinë dhe shumë të tjera, fëmijët zhvilluan aftësi të reja dhe mësuan rëndësinë e bashkëpunimit. Kinemaja në natyrë, një shtesë e shkëlqyer në program, bashkoi familjet dhe komunitetin, duke impaktuar më shumë se 1,200 individë dhe duke forcuar lidhjet shoqërore në Tropojë.

Kampi ofroi një përvojë transformuese dhe edukative, duke nxitur një ndjenjë komuniteti, bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor.

Si një lider në fushën e mikrofinancës, Kredo Finance është një shembull i përkushtimit ndaj fuqizimit të komuniteteve dhe ndihmës së tyre për të ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe të qëndrueshme. Kredo Finance vazhdon të përmbush qëllimet e saj për të ndryshuar jetët e njerëzve dhe për të investuar në të ardhmen e Shqipërisë.

Kthehu