Blog | Kredoversity

Edukimi Financiar - Te rregullon shendetin! Kredo.al te tregon se si!

Caption

Të jesh i edukuar financiarisht është si një dhuratë që zgjat gjithë jetën. Përfitimet janë mëse të dukshme. Personat që janë te edukuar financiarisht janë më pak të prirur ndaj mashtrimit dhe abuzimit, ata krijojnë kursime për një "ditë të keqe", përdorin kreditë me mençuri, vënë paratë e tyre në punë përmes investimeve të kujdesshme, përdorin sigurimet në mënyrë strategjike dhe bëjnë zgjedhje të mençura arsimore dhe karriere. 

Por a keni konsideruar se stabiliteti dhe qetësia shpirtërore që gëzojnë të edukuarit financiarisht janë vetëm fillimi i një sërë përfitimesh personale që ofron arsimimi financiar? Le të shohim ndikim që edukimi financiar ka në një nga aspektet që nuk na e merr kurrë mendja - shëndet më të mirë.

Në fakt edukimi financiar duket sikur nuk ka të bëjë me mjekësinë dhe se këtu po humbet kohë shumë e vyer duke lexuar këta rreshta! Por në fakt është totalisht e kundërta, pasi mjekët në të gjithë botën bien dakord që të prekurit nga sëmundje të ndryshme të cilët nuk janë të edukuar financiarisht harxhojnë më shumë para nga fondet publike. Fonde të cilat mund të përdoreshin për punë kërkimore apo në ndihmë të grupeve të marxhinalizuara të tjera siç janë personat e dhunuar, viktimat e luftës etj. 

Por si ndikon edukimi financiar në shëndet? Ju ftojmë të lexoni më poshtë!

  1. Njerëzit humbasin takimet me mjekët nëse ata nuk kanë një mjet transporti të siguruar apo të besueshëm. 
  2. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve mjedisore si bojëra me bazë plumbi sepse familjet nuk kanë mundësi të lëvizin në lagje më të mira.
  3. Ushqimi që konsumohet nuk është i shëndeshtshëm, ilaçet nuk merren në kohën e duhur apo nuk merren fare. 
  4. Vizitat tek dentisti nuk kryen në mënyrë të rregullt dhe më pas gjëndemi përpara shpenzimeve te papritura dhe të pa llogaritura. 
  5. E njëjta gjë ndodh me vizitat periodike tek mjeku! Ato shtyhen derisa personi është në pikën e fundit dhe papritur këta persona gjënden përpara një shpenzimi shumë të madh të cilin ndofta nuk kanë mundësi ta bëjnë!

Stresi financiar dëmton shëndetin! Kushdo që ka kaluar edhe periudhën më të shkurtër të stresit financiar mund të dëshmojë për netët pa gjumë, stomakun e prishur, dhimbjet e kokës apo sëmundje që shfaqen papritur etj.

Këto situata në fakt ndodhin më shpesh tek personat të cilët nuk janë të edukuar financiarisht për të kursyer para (sadopak qofshin ato) në mënyrë të rregullt, për të ndarë shpenzimet sipas zëravere në mënyrë që të lënë hapësirat e duhura për kontrolle mjeksore, ushqim më të mirë apo dhe më pak stres në jetët e tyre. 

Studimet tregojnë se tek personat më pak të edukuar financiarisht shfaqen me shpesh situatat shëndetësore të moposhtme:

  1. Tension i lartë i gjakut
  2. Shtim në peshë
  3. Sheqeri i lartë në gjak ose diabeti
  4. Palpitacionet e zemrës
  5. Probleme me sistemin e tretjes

Këto janë vetëm një listë e pjesshme e çështjeve fizike që stresi financiar mund të krijojë. Shtoji kësaj edhe efektet psikologjike të ankthit dhe depresionit klinik dhe ju merrni një përzierje të simptomave të padëshirueshme që çdokush do të donte të shmangte.

Por çfarë mund të bëjmë për të evituar stresin e një edukimi të papërshtatshëm financiar? - TË EDUKOHEMI FINANCIARISHT! 

Më poshtë kemi disa hapa të vegjël por të rëndësishëm që do të bëjnë ndryshim të madh në jetën tuaj

 

  1. Planifikimi i pensionit parashikon përmirësime të shëndetit të punonjësve. Kjo sepse duke planifikuar pensionin tuaj në një moshë më të re ju do të keni kohë mjaftueshëm për të mbledhur para për pjesën e tretë të jetës tuaj, ajo e cila shfaq dhe më shumë siklete mjeksore. 
  2. Edukimi financiar i jep përparësi përgatitjes për të ardhmen. Ndihmon njerëzit të përqëndrohen në përgatitjen për urgjencat, ngjarjet kryesore të jetës dhe daljen në pension. Dhe ky mendim vlen edhe për shëndetin tonë të ardhshëm. "Njerëzit që e vlerësojnë veten e tyre të ardhshme aq sa për t'i lënë rregullisht paratë mënjanë, kanë më shumë gjasa të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme në të tashmen për të përmirësuar shëndetin e tyre në të ardhmen.
  3. Të edukuarit financiarisht kanë parime më të mira përsa i përket sigurimit të shëndetit apo të jetës dhe për këtë arsye janë më të përgatitur kur një krizë shëndetësore ndodh.

Për këtë arsye Kredo Finance dhe Shoqata Mikrofinanca Shqiptare kanë ndërmmarrë hapa konkret dhe të rëndësishëm për rritjen e nivelit të edukimit financiar në Shqipëri. 

 

Kredo Finance që prej themelimit të saj është siguruar që të gjithë konsumatorët që përfitojnë nga produktet e saj të njohin mirë kontratën, mundësinë e tyre paguese, të kenë zgjedhje për mënyrën e pagesës si dhe të lehtësoj procedurat e kredidhënies për të shërbyer pikërisht ata konsumatorë të cilët e kanë të vështirë të gjejnë veten e tyre në sistemin bankar tradicional. 

Me anë të shembullit të mëposhtëm de duam të theksojmë rëndësinë e një edukimi të mirë financiar:

...Arbeni është një individ i cili merr një rrogë e cila sipas tij nuk mjafton as për të arritur shpenzimet mujore. Por edukimi financiar na mëson që të kursejmë para, sadopak qofshin ato. Prandaj arbeni ka vendosur që të heq mënjanë 5% të rrogës së tij, 90% e rrogës shkon për shpenzime mujore utilitare dhe ushqimore, 5% shkon për diçka që Arbeni do të ketë nevojë të papritur gjatë muajit. 

Në muajin e 6 të vitit qe Arbeni ka filluar këtë plan shpenzimesh Arbeni ka nevojë të shkojë tek dentisti sepse ka probleme me dhëmbët dhe situata nuk pret më. Në të njëjtën kohë Arbeni ka nevojë për një frigorifer të ri. Të gjithë e kuptojmë që të dyja janë shumë të rëndësishme për kohën që jetojmë. Prandaj ai vendos që me paratë e kursyera të ndjeki procedurën tek dentisti dhe për frigoriferin të marrë një Kredi me Këste në mënyrë që kësti ti bjerë sa më i vogël. 

Ne bankë Arbenit do ti kërkonin një sërë dokumentash dhe në fund edhe mund të mos e merrte kredinë, prandaj ai vendos të shkoj pranë Kredo Finance për të marrë një Kredi me Këste e cila të jep mundësinë të zgjedhësh deri në 24 këste, dhe parate i merr ne dore ne 15 minuta dhe nuk te lodh asnje me pyetje, burokraci apo dokumenta pa fund!

Kthehu