Blog | Kredoversity

Çfarë është aftësia financiare dhe përse është e rëndësishme?

Caption

Aftësia financiare është e nevojshme për menaxhimin ditor të të ardhurave financiare që një individ ka, planifiki për të ardhmen dhe përdorimi I saktë I shërbimeve financiare. Të qënurit I aftë për të menaxhuar të ardhurat e tua I ndihmon individëd të marrin vendime më të mira përsa I përket financave të tyre si dhe kërkimin dhe përdorimin e shërbimeve financiare të cilat do të jenë të volitshme për ta.  Mungesa e aftësisë financiare, e cila ka një lidhje direkte me mungesën e edukimit financiar, I bën këta individë vlunerabël ndaj shpërdorimit të parasë ose edhe ndaj përfitimit të padrejtë me raste nga kompani të cilat nuk kanë interesin e individid si parësor në vizionin e tyre.

 

Për të kuptuar më qartë nda ndihmon një përkufizim i aftësisës financiare:

,,Aftësia financiare ësthë kombinimi I njohurisë, aftësive, sjelljes, përqasjes dhe sjelljes të cilat janë të nevojshme për të marrë vendime financiare të cilat ndihmojë në rritjen e mirëqënies së individid,,

Duket e qartë që hapi i pare më i rëndësishëm është Edukimi Financiar, i cili na jep të gjitha mjetet e duhura drejtë aftësimit korrekt financiar.

E gjitha kjo arrihet shumë thjesht nëpërmjet disa hapave konkret që ju duhet të merrni për të përmirësuar aftësitë tuaja financiare duke u informuar mbi rrugën si kjo mund të bëhet e mundur. Më poshtë do të gjeni aftësitë kryesore financiare dhe njohuritë financiare që ju duhen për ti menaxhuar ato:

  1. Aftësia për të kontrolluar të ardhurat: Për të kontrolluar të arrdhura tuaja në mënyrën e duhur ju duhet të bëni një plan të detajuar të shpenzimeve mujore që keni normalisht, si qera, pagesë kredie, shkolle, ushqime dhe pagesa utilitare, karburant për makinën. Pasi të bëni këtë llogari duhet të shkruani gjithashtu se çfarë shpenzimesh ju keni për argëtim si kafe, kinema, dreka ose darka me shoqërinë, ditlidnje për të cilat duhet të blesh dhuratë. Në këtë pike ju duhet të keni një llogari page të cilën e monitoroni qartë kur paratë hynë dhe kur dalin. Për ta bërë këtë process më të lehtë llogaria online e bankës me të cilin ju punoni është një mjet shumë I mire për të patur këtë pasqyrë financiare gjithmonë me vete.
  2. Aftësia për të planifikuar paraprakisht: Pasi të keni llogarit të gjitha shpenzimet ju do të keni një pamje më të qartë të mundësive tuaja si për të shpenzuar ashtu edhe për të kursyer para. Nëse të ardhurat tuaja jua lejojnë do të ishte mire që të hiqnit veç një shumë për shpenzme për të ardhmen, sado të vogla qofshin këto shuma. Për këtë qëllim është mirë që ju të hapni një llogari rrjedhëse apo një depozitë tek të cilat ju mund ta kaloni këtë shumë dhe të mos e ngacmoni më.
  3.  Aftësia për ti vetkontrolluar: Duke patur këtë pasqyrë të qartë, bëhet më e lehtë për ju që të kontrolloni limitet financiare që ju keni dhe ti rrespektoni ato lehtësisht. Mirëpo duke qënë se jeta ka gjithmonë të papritura, ndodh që në një moment të na duhet një shumë parash përtej mundësive tona. Por duke qënë se ju e keni të qartë se sa para merrni, shpenzoni dhe ruani tashmë ju do ta keni më të lehtë për të konkluduar se cilën lloj kredie mund të merrni.
  4.  Aftësia për të matur rriskun: Pasi keni vendosur për një kredi konsumatore ti je I aftë tashmë për të matur rriskun ose jo që ky vendim jus jell në jetët tuaja dhe si pasojë ta keni të qartë planin e ripagimit, shumën mujore që do ti dedikoni këtij kësti si dhe kohezgjatjen totale të kredisë në mënyrë që mos shtrëngoheni pa qenë e nevojshme.
  5. Aftësia për të njohur shërbimet financiare: Ju tashmë e kuptoni qartë se koha është flori dhe se dokumentacione të shumta janë para të shpenzuara në mënyrë të panevojshme, prandaj zgjidhni të shërbeheni nga institucione financiare mikrokredidhënëse, të cilat kanë një shërbim të shpejtë dhe pa asnjë komplikacion të panevojshëm. Këto kompani ju ndihmojnë që ta keni të gjithë informacionin e saktë mbi kredinë tuaj përpara se ju të aplikoni për kredi, në mënyrë që ju të merrni një vendim sa më të informuar për mundësitë tuaja për financim. Gjithçka nga telefoni juaj, pa humbur kohë dhe para.
Kthehu