Blog | Kredoversity

CCIT AWARDS: KOMPANIA LIDER NË SEKTORIN E MIKROFINANCËS

 

 

Viti 2023 nis me emocionet më pozitive dhe dashamirëse. Në mbylljen e një cikli 5 vjeçar absolutisht të suksesshëm Kredo Finance pranon me përzemërsinë dhe përulësinë më të madhe ÇMIMIN SI “KOMPANIA LIDER NË SEKTORIN E MIKROFINANCËS”, me cilësimet e përzgjedhjes si “MARKA MË E NJOHUR NË TREG dhe KOMPANIA ME CILËSINË MË TË LARTË TË SHËRBIMIT”! 

Ky çmim vjen si një dhuratë fantastike për Kredo Finance pikërisht në mbylljen me sukes te vitit të pestë të operacioneve në Shqipëri! 

Në këto 5 vite ku nuk kanë munguar situatat e vështira të shkaktuara nga tragjedi natyrore kombëtare e ndërkombëtare Kredo Finance ka treguar se ka vendosu baza të forta në treg dhe planifikon të rrijë gjatë në Shqipëri! 

Kredo Finance ka krijuar mundësinë e financimit për me shumë se 200 000 individë në këto vite, çka do të thotë se ka ndihmuar ekonominë e 200 000 familjeve në Shqipëri! Kjo shifër e dëshmon qartazi se Krefo Finance e përmbush më së miri misionin e saj dhe shtyllën kryesore të veprimit – Të krijojë akses në financë për të gjithë ata individë të cilët kanë nevojë dhe gjënden të pashërbyer nga sistemi bankar. 

Të shërbesh 200 000, do të thotë të procesh mbi 600 000 aplikime, të japësh mbi 400 000 kredi, të punësosh mbi 200 punonjës, të kryesh mbi 400 trajnime për të gjithë pjestarët e stafit! 

Historia e Kredo Finance është një histori suksesi nëpërmjet punës, dedikimit, përkushtimit dhe vullnetit të fortë për arritur majat! 

Për Kredo Finance ky është i viti i katërt rradhazi që zgjidhet nga publiku si kompania më e njohur dhe me shërbim më të mirin në tregun e kompanive mikrofinanciare! 

Prandaj ky çmim i marrë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila prej më shumë se 13 vitesh vlerëson më të mirët e sipërmarrjes private të mbarë trevave shqiptare, na bën krenar dhe të sigurtë që së bashku me stafin tonë të palodhshëm do të ecim shumë larg dhe gjithmonë e në drejtime më interesante! 

Kthehu