Besa Veliaj: Kredo.al solli inovacion në aplikimin online
Këshilltarja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besa Velaj tha se ishte e suprizuar nga rritja dhe suksesi I KREDO.AL në një periudhë kaq të shkurtër. Ajo vlerësoi bashkëpunimin midis Kredo.AL dhe institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. “Ajo që më ka suprizuar dhe që meriton një vlerësim të jashtëzakonshëm është rritja dhe suksesi i KREDO.Al në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Por mbi të gjitha duhet vlerësuar fakti I inovacionit të KREDO.AL për aplikimin online për marrjen e kredive. Dihet tashmë që në këtë drejtim diskutimet e shumta që bëhen në drejtim për mbrojtjen e të dhënave personale. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe KREDO.Al kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në këtë drejtim. Dhe KREDO.Al sot ka mundur të sigurojë standardet më të larta të aplikimit online, duke sjellë me sukses në Shqipëri inovacionin e aplikimit online”, tha Këshilltarja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besa Velaj