Blog | Kredoversity

Bëhu agjent - Fito Para

                     

 

 

Ky është një shans i artë, ja si mund të shtosh të ardhurat personale me Kredo.AL

Kredo.al është gjithmonë një derë e hapur për qytetarët. Filozofia e kompanisë sonë në fakt është shumë e qartë: Qytetarët nuk janë thjesht dhe vetëm klientët tanë, por edhe bashkëpunëtorët tanë të ngushtë dhe të përditshëm. Programi “Bëhu Agjent i Kredos” është dhe rasti ideal se si lehtësisht, pa burokraci dhe pa vonesa mund të bëhesh një agjent i KREDO-s dhe po aq lehtësisht, pa burokraci dhe pa vonesa të përfitosh konsiderueshëm financiarisht falë këtij programi. Sa më i madh angazhimi, aq më i madh dhe shpërblimi financiar. Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet, por kjo është mundësia e artë për të siguruar një pagë të dytë mujore.  Nuk ka rëndësi se çfarë arsimi, formimi apo çfarë pune bën. Kjo është një mundësi për të gjithë. Është një mundësi e jashtëzakonshme që Kredo.al ofron. Falë këtij programi të shpejtë, efikas dhe konkret, ti mund ti rritësh ndjeshëm të ardhurat e tua personale .

Por ku konsiston ky program dhe si mund të përfitosh prej tij?

Kredo.Al prej më shumë se një muaji ka nisur programin “Bëhu Agjent i Kredo-s”. Ky program konsiston në dhënien e shpërblimeve financiare për secilin prej individëve që rekomandojnë një mik apo një të njohur në degët e KREDO-s për marrjen e një kredie.

5% e vlerës së kredisë, do të jetë shuma që përfiton rekomanduesi, pasi miku apo I njohuri që ka referuar tërheq kredinë e parë në KREDO.AL

2% e vlerës së kredisë do të jetë shuma që përfiton rekomanduesi, pasi miku apo I njohuri I tij tërheq kredinë e rradhës në KREDO.AL .

E imagjinoni vetë se çfarë do të ndodhë me të ardhurat tuaja mujore, nëse keni referuar të paktën 10 miq që tërheqin kredinë e parë prej 150.000 lekësh tek Kredo.Al. Llogaritë bëjini vetë.

Pra siç e thamë edhe më lart, nuk është e ekzagjeruar të thuhet që Programi “Bëhu Agjent i Kredo-s” është një shans i artë që ju të keni një rrogë të dytë mujore. Ndaj mos hezitoni! Mos e humbisni këtë shans. Miqtë dhe të njohurit e tu që mund të kenë nevojë për kredi të shpejtë, pa burokraci dhe transparente mund të jenë të shumtë. T’i referosh te Kredo, ndihmon ata, por njëkohësisht ndihmon dhe veten.

Si kryhet procesi?

Hapi i parë. Ju plotësoni formularin e regjistrimit në një degët e Kredo-s për tju bashkuar programit “Bëhu Agjent i Kredos”. Hapi i dytë: Ju referoni mikun apo të njohurin tuaj që ka nevojë për kredi pranë degës më të afërt të Kredo.AL. 

Në momentin e aplikimit për kredi në degën tonë, personi i referuar nga ju duhet të jap emrin tuaj dhe numrin tuaj të kartës së identitetit punonjësve të sportelit. Emri juaj dhe karta e idenitetit do të regjistrohen në sistemin tonë të programit “Bëhu Agjent i Kredos”. Në fund të muajit do të mblidhen të gjitha kreditë që janë marrë nga personat e referuar prej jush, dhe më pas do të bëhet llogaria e shumës që ju përfitoni.  Kjo shumë do të derdhet në fund të muajit në llogarinë tuaj personale.

Pra një proces i qartë, i thjesht dhe i shpejtë. Programi “Bëhu Agjent i Kredos” ka nisur. Mos e humbisni këtë moment. Koha është tani.  

 

 

 

 

 

 

Kthehu