Blog | Kredoversity

4 MËNYRAT E APLIKIMIT PËR KREDI

 

Ju mund të aplikoni online në faqen tonë të internetit www.kredo.al, në një nga degët tona ose në çdo pikë unionnet-western union me një dokument identifikimi dhe telefonin tuaj. 

  

Aplikimi online 

Ju mund të aplikoni në faqen zyrtare të Kredo Finance, sapo të përzgjidhni shumën dhe afatin që ju intereson tek Përllogaritësi i pozicionuar në faqen e parë.  

Kur aplikoni online, ju krijoni një profil në faqen tonë që ju lejon të informoheni mbi gjëndjen e kredisë tuaj. 

Pasi ju të rregjistroni të dhënat tuaja, do të krijohet një profil personal, të cilin mund ta aksesoni më pas çdo herë që do të jeni në faqe. Gjithashtu, do të keni mundësi për t'u njohur me informacion mbi ecurinë e procesit të kërkesës për kredi si dhe me informacionin mbi kredinë aktive nëse lidhet një Marrëveshje Huaje mes nesh. 

Kredo Financë, ofron mundësinë e kredidhënies tërësisht online pa prezencë fizike në degët tona për të gjithë individët që zotërojnë një llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ose dëshirojnë të tërheqin kredinë e tyre në një nga pikat e Western Union.    

Për aplikimin online ju duhet të ngarkoni vetëm dokumentin e identifikimit dhe sistemi ynë do t’ju udhëheqë hap pas hapi në verifikimin dhe konfirmimet që nevojiten deri në aprovim të kredisë tuaj e cila përfshin dhe një telefonatë me njësinë tonë të Kujdesit të Klientit.  

Klikoni në këtë video për të mësuar më tepër mbi këtë proces: Video 

Gjatë këtij proçesi ju duhet të keni me vete ID tuaj originale (jo fotokopje) dhe numrin tuaj të telefonit.    

Aplikimet online jashtë orarit zyrtar do të proçesohen ditën e nesërme, përgjatë orarit zyrtar të shërbimit ndaj klientit. 

  

Aplikimi në degë 

Ju gjithashtu mund të aplikoni për kredi pranë çdo dege të Kredo Finance, hapur në shërbim te klientit nga e Hëna në të Dielë nga ora 8:30 deri në orën 20:15 në degë të zgjedhura. Gjeni në faqen tonë adresën më të afërt me ju. 

Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni në një nga pikat tona me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.     

Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi).    

Në çdo rast kur ju nevojitet ndihma jonë në këtë process, Rezervoni një telefonatë me Kujdesin tonë të Klientit duke vendosur numrin tuaj të telefonit në hapësirën e rezervuar për ju në pjesën e poshtme të faqes, telefononi ne 044 500 600, dërgoni një email tek [email protected] ose bisedoni online me njërin nga këshilluesit tanë të kredisë në dispozicion për ju nga e hëna në të shtune, 08:00 - 20:15 si edhe diten e diele, 09:00 – 20:00 

  

Aplikimi në pikat Unionnet-Western Union 

Kredo.al në partneritet me Western Union ju ofron mundësi Aplikimi në çdo pikë Unionnet-Western Union. 

Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.     

Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi). 

800 pika ne dispozicionin tuaj!

 

Aplikimi në pikat EasyPay 

Kredo.al në partneritet me EasyPay ju ofron mundësi Aplikimi në çdo pikë EasyPay. 

Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.     

Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi). 

500 pika ne dispozicionin tuaj!

Kthehu